100 vjeçarja nga Fushë Mamurrasi feston ditëlindjen

Torta me mbishkrimin ” Nëna Gëzuar 100 vjetorin..” duket se i solli më shumë forcë Dila Baçukut gruas nga fshati Fushë Mamurras i Kurbinit. Gjoni 75 vjeçari bashkëshortja e tij Martinja, nipërit dhe mbesat vendosën të festonin me të afërmit në këtë 100 vjetor për nëna Dilën. Nëna ime Dila si dhe gjithë femrat e fshatit tonë, kanë përjetuar mjaft vuajtje nga punët e rënda në bujqësi- kështu do të shprehej djali i madh i saj Gjoni. Ndërsa sekreti i jetëgjatësisë së saj është konsumimi i ushimeve bio dhe më së shumti qumështi mjaft i preferuar. Dila prej pesë vitesh ka pësuar sëmundjen e paralizës, por ajo gjen forcën shpirtërore është se dëgjon dhe ka shkimin e duhur. E habitshme për 100 vjeçaren, teksa ajo me duart e saja vendos perin ne vrimën e gjilpërës. Ushqehet mirë, sikurse ajo sërish preferon qumështin e lopës së saj, dhe preferon vetëm pak rakinë e fshatit, në orarin e mbrëmjes. Ndër të veçuarat nga jeta e saj, nga se tregon Dila, nganjëherë mungonin medikamentet për mjekime ndaj përdornim vaj akrepi, i përpunuar në mënyrë artizanale. Dila do t’u shërbente mjaft banorëve nga ky lloj ilaçi mjaft kurues për disa lloje sëmundjesh. 100 vjeçarja ndjehet mjaft e zhgënjyer nga qeverisja gjatë 27 viteve, ndërkohë kujton dhe vitet e mungesës dhe të bukës së gojës, krizë e cila pati mbërthyer tërë vendin. Ajo nuk pajtohet me veshjet ekstarvagante të rinisë së sotme, dhe çka ajo ka përjetuar vitin e mbrapshtë të 97-tës nga rrëmbimi i armëve si pasojë humbën mjaft jetë njerëzore. Nëna Dila ndjehet e lumtur teksa fëmijët, nipërit dhe mbesat që e rrethojnë punojnë dhe jetojnë në tokën shqiptare, pa u larguar asnjëri jashtë kufinjëve. Urimi i tyre dhe 100 të tjera nëna jonë Dila.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*