7 kamiona për 28 bataliona. Statistika e Sajmir Tahirit për aksionet e drogës

Sipas statistikave më të fundit të policisë, sivjet është kapur 5 herë më shumë hashash në aksionet në terren….

Ka qenë një skeç dikur ku xhandari duhet të ndante 7 kamiona për 28 bataliona. Dhe arithmetika e policit ishte kjo:

– 7-a tek 2-shi nuk hyn. 7 tek 8 hyn 1 herë. Pastaj 7 tek 21-shi që mbetet hyn 3 herë dhe rezultati del 13!

Me këtë arithmetikë llogaritet edhe ky sukses i madh i policisë në aksione. Nuk e ve në dyshim askush që kanë kapur 5 herë më shumë. Çështja është se sa herë më shumë është mbjellë sivjet dhe se tek ky 5 herëshi i sivjetëm, janë kapur bimë të plota, bashkë me boçen që përdoret për drogë apo kallami me gjethet e mbetura?

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*