“9 muaj bëhet robi e jo një fushatë”. Ja si ia përplasi Agron Duka sot në Kuvend Ramës dhe Metës.

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste ia ka ngulur thumbin dy krerëve të pushtetit të sotëm, Edi Rama dhe Ilir Meta për fushatën që kanë nisur 9 muaj para kohe. Rama dhe Meta po përdorin pushtetin dhe asetet që siguron ai për të përfituar vota. Ja si e nisi fjalimin e tij sot në Kuvend Agron Duka;

“Më lejoni ta nis këtë diskutim me një urim:

I uroj suksese dy partive të maxhorancës, përkatësisht kryetarëve  Edi Rama dhe  Ilir Meta për nisjen e fushatës për zgjedhjet e vitit 2017! Edhe pse janë 8 – 9 muaj para votimit, kam besim të madh që do ta përballojnë me sukses të madh. Këtë besim ma çimenton mënyra që po shohim se si dy partitë në pushtet e kanë ndërtuar këtë fushatë. Leje legalizimi ne shpresojmë të dalin e të teprojnë jo vetëm deri për këto zgjedhjet por edhe ato matanë, për pushtetin vendor. Jemi gjithashtu shumë entuziastë që me këtë lloj fushate – pra legalizime, falje gjobash, rritje rrogash e të tjera që presim nga ju – hidhni me fakte poshtë akuzat se gjoja zgjedhjet e ardhshme do t’i blini me paratë e hashashit. Jo të nderuar kolegë të pushtetit. Faktet tregojnë se këtë problem po e zgjidhni thjesht duke përdorur (apo shpërdoruar – siç mund të thotë dikush) pushtetin. Po sidoqoftë, ne besojmë fort se ju do t’ia dilni me sukses se për 9 muaj bëhet një njeri nga një pikë e jo më një mandat 4 vjeçar…”

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*