A e di skemën e falimentimit të Shqipërisë nga Soros? Është tepër e thjeshtë:

14479801_1331602400215774_8227215112974686247_n

Krahaso dy fotot. Ajo lartë është marrë në qendër të Ersekës. Kjo poshtë vetëm 1.5 km larg atij sheshi, në hyrje të Starjes. E para me pllaka në çdo cep, stola, lule, lajle e çmos tjetër. E dyta pa rrugë, pa asfalt, pa ndriçim, pa prodhim, pa punuar tokat….

Për çdo tregëtar zhvleftësimi i mallit është mënyra më e mirë për ta blerë lirë atë. Për një mjeshtër ndërkombëtar të spekulimit zhvleftësimi është profesion. Sidomos në një vend ku qeverisin satrapët e tij. Po si po e zhvleftëson Shqipërinë Edi i Sorosit?

ME RILINDJEN URBANE!!

Mendo një familje ku s’kanë as bukë as brekë. E zonja e shtëpisë del e lyp borxh. Me paratë e borxhit as nuk ushqen kalamajtë as nuk blen brekë, por blen perde të reja.

Mendo kryeministrin e një vendi gjysmë të varfër, gjysmë të mjerë. Një vend që ka nevojë për bukë, por ku pushteti lufton çdo katundar që del e shet qepë, çdo fukara që pjek gështenja e misra, shantazhon çdo biznes të mesëm e të madh. Në këtë vend që ka nevojë për infrastrukturë, për punësim, për strehim, pushteti merr 1.5 miliard euro kredi nga institucionet ndërkombëtare për të….lyer fasadat!!

RILINDJA URBANE është alibia.

Ku kishte plan më djallëzor se të gjesh një gjysmagjel, një tip piktori histerik, që ç’nuk jep për t’u dukur derë e madhe e soj i zgjedhur, aristokrat me shije të holla, që merak të madh ka gjoja finesën artistike? Fasadat e dikurshme të Tiranës janë alibia. Sot duket koherent shumë ky individ. Ka 15 vjet që i është shfaqur shqiptarëve si një artist merakli për bukurinë e vendit të vet, për fasada e pastërti, kështuqë sot duket shumë logjike që të marrë nga bota 1.5 miliard euro borxh e t’i hedhë në mes të mjerimit, llucës e errësirës si oaze mermeri e boje.

Ky njeri që para zgjedhjeve të vitit 2013, kur ishte në opozitë, na tregonte se sa mijra euro borxh i kishte lënë Saliu çdo foshnjeje që lind, dhe vinte në pushtet me premtimin se do ta ulte ndjeshëm këtë borxh, sot , pas 3 vjetësh e ka thelluar këtë borxh. Për çfarë? Për fasada!!!

Por vendet funksionojnë si bizneset: falimentojnë. E kemi provuar në vitet ’90 kur Shqipërinë e falimentuar e mori në dorë FMN dhe BB. Sot është një rrezik shumë më i madh: Soros! Shqipërinë e falimentuar “e bën usta” ustai! Pikërisht ai që po e falimenton dhe me këta njerëz që po e falimenton.

Kujtoni fasadat dhe rilindjen urbane pas ca vitesh! Nëse nuk bindeni sot, atëhere do të jeni shumë më të qartë se nuk qe trilli i një gjysmëpiktori me shije të holla artistike, por një plan shumë më i madh i një megaspekullimi financiar.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*