A e keni vënë re në njoftimet për hashashin? Ç’bëhet me përdoruesit?

Hapni buletinet e ministrisë së Brendëshme të të paktën 6 muajve të fundit. Shihni se sa persona janë kapur, arrestuar a ndaluar për përdorim droge,

Për të treguar “efiçencën e madhe” në luftën kundër trafiqeve, ministria e Tahirit boton me bujë kapjen e kaq kilogramëve bimë narkotike (ku tek këta kilogramë futen edhe kërcinjtë, rrënjët, gjethet e papërdorshme), shumë rrallë ndonjë me pak gram “lëndë të dyshuar kokainë” dhe kaq.

Në rrugët e kryeqytetit të çan hundën thartia e tymit të hashashit që pihet masivisht, por deri më sot nuk ka – të paktën të njoftuar zyrtarisht – një operacion të vetëm ndaj këtyre përdoruesve, të cilët natyrshëm të çojnë tek shpërndarësit dhe më tej kultivuesit. Le të kujtojmë se edhe përdorimi , jo vetëm trafikimi i drogës, vazhdojnë të jenë të ndaluar në Shqipëri.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

  1. Kriminalizimi i perdorimit te droges eshte lufte e humbur. Nuk duhet ta ndalosh njeriun te perdore droge. Madje madje, ske pse. Cte duhet ty? Te bezdis era? Edhe mua me bezdis era e djerses apo parfumit tend. Te te kriminalizoj?
    Nese droga do ishte e legjishme do kishim me pak njerez ne burg, me pak perdorues (shiko portugaline) dhe me shume mundesi njerez me te lumtur

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*