A është Perëndi Edi Rama? VËZHGIM

Ku po pushon Rama? Çfarë tha Rama? Rama zgjedh Vlorën për të thënë “mirmëngjes”…. Mbushur mediat për turp me lajme për Ramën. Mirë që nuk botojnë edhe ndonjë buletin ditor se si e bëri kakën dhe çiçin Edi!

E gjitha është dëshmi e totalitarizmit të instaluar në vend. Kapja e mediave ishte pjesë shumë e rëndësisme e këtij qëllimi. Dhe mediat ishin më të brishtat. Në shumicë janë të ndërtuara mbi informalitet që pastër, që nga pagat deri tek ndërtimet, frekuencat, detyrimet ndaj shtetit, të drejtat e autorit e mbi të gjitha…të varura prej gjuhe tek paratë! “Tubin” e lekëve e ka në dorë po AI i çiçit, kakës, “mkirmëngjesit”, pushimeve nga puna gjatë dëgjesave. Ta thotë troç sponsori: “Ne nuk japim lekë nëse je kundër qeverisë”.

Prandaj ke në ekran papushim Ramën dhe po ashtu edhe Veliajn, që në këtë pikë, pra “bërjes për vete” të mediave, ia kalon edhe ATIJ.

Sot televizionet janë mjete të pastra propagande dhe larje truri. Askund nuk ke kritikë të pakontrolluar. Është me tallon, aq sa i duhet vetë sistemit për të qenë në rregull me veten. Përsa i përket halleve të njerëzve: HARROJE!! Shqiptari i zakonshëm dhe sidomos halli i tij është i përjashtuar nga ekrani i sukseseve.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*