A janë a bëjnë vetë? Ça rracë politike është kjo?

Hajde gjeje se ç’politikë bën PD-ja! Del sot Sekretari i Përgjithshëm dhe dënon…amnistinë! Nuk duket keq në pamje të parë. Duket sikur të ndershmit janë kundër kriminelëve. Po amnistohet Armando Prenga, po dalin kriminelë, trafikantë….

E para një herë, Ben Ristani është jurist dhe si i tillë duhet të kuptojë më qartë se kushdo se i dënuari ka të drejtën dhe mundësinë e rehabilitimit, riedukimit, ndryshimit të dënimit nga burg në shërbim prove etj si dhe amnistive dhe faljeve.

Së dyti, amnistia nuk bëhet vetëm për kriminelët. Ka kritere ligjore dhe doktrinore që respektohen. Nuk tha Sekretari i Përgjithshëm i P D se janë shkelur ato. Thjesht u bëri thirrje “deputetëve të ndershëm” të mos e votojnë këtë amnisti, duke ngjallur mërinë e mijra votuesve që kanë një njeri në burg apo e vuajnë vet atë.

Në kushtet e Ristanit politikan, por edhe jurist, më e mira do kish qenë të kërkonte zgjerimin e bazës së përfituesve. Lirimin e menjëhershëm të të burgosurve për energji elektrike, alkool në timon, ndërtim pa leje, e të tjera nga këto të rilindjes. Aleancë me partitë e tjera në Kuvend për të falur sa më shumë gra dhe të mitur. Edhe nëse s’bëhej, u del e ua thua votuesve “s’deshi AI”

Se për vota e kapital politik po e bën rilindja amnistinë në prag të zgjedhjeve. Ata janë “burrat e mirë” që falin të burgosurit ndërsa opozita nuk do?!?!

Kush i vë një emër kësaj politike dhe kush ve bast në fitoren e PD-së në zgjedhjet e ardhshme me këtë politikë!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

  1. Do fitoje PD. Kjo eshte e sigurt si drita e diellit!
    Do fitoje se;
    -duan dhe e mbeshtesin qytetaret Shqipetar.
    -eshte koha e ndryshimit te Madh Global.
    -sistemi politik,qeverisja e vendit nuk matet me retorika e fasada pallatesh te lyer ” mavi”, apo “reforma propagandistike etj…
    E vetemja njesi matese eshte; rritja e permiresimi i cilesise se jetes te qytetareve.
    A eshte rritur cilesis e jetes qytetareve Shqiptar?
    Eshte perkeqesuar frikeshem!
    Dhe ajo forc Politike qe fiton besimin dhe garanton rritjen e cilesis se jetes qytetareve eshte PD.
    Koha punon per PD e Qytetarin Shqitar, kjo koh ka ardhur. Duhet te dime ta administrojme me pergjegjeshmeri.
    Megafonat e Rilindjes se PP vazhdojne anatemimin si “strategji”- se NE nuk bem ndonje gjen por do ta bejme- kurse ATA PD nuk bejne … dhe me mire vazhdoni me NE”Rilindasit”
    …sipas “Strategjise mashteruese te Rilindjes “mbrojtja me e mire eshte sulmi”
    Qytetari vendose Dhe DO ndryshimin.
    Ndryshimi po vjen!
    Te behemi pjese aktive e ndryshimit te Madh

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*