A ka ndonjë burrë që mund të bejë ndryshimin ? Nga Zef BUSHATI

Ne dhjetor te vitit 1990 nje grup nismetaresh u ulen se bashku per te hartuar dy dokumentet baze te Partise Demokratike : Programin dhe Statutin. Keshtu lindi e para parti politike antikomuniste, per rrezimin e pushtetit komunist 50 vjecar ne Shqiperi. Te njejten gje bene edhe nismetaret e Partise Socialiste, Partise Republikane, Partise Social Demokrate, Partise Demokristiane dhe disa partive te tjera qe u krijuan me vone.

Programet u punuan me kujdes, duke krijuar ne spektrin politik krahun e djathte e krahun e majte, duke ruajtur secili subjekt identitetin, qellimin, interesat, ne raport me synimet dhe rruget per zgjidhjen e problemeve te vendit, drejt ndryshimit te madh te sistemit ne Shqiperi, nga komunist 50 vjeçar ne kapitalist. Nisi keshtu nje epoke e re me garen politike te partive te reja qe u krijuan, nepermjet programeve, platformave e filozofive te ndryshme.

Per te ndihmuar klasen e re politike qe po krijohej, u instaluan me zyrat e tyre ne Tirane Instituti Republikan dhe Instituti Demokrat Amerikan si dhe dy Fondacione Gjermane Konrad Adenauer dhe Friedrich Ebert, te cilet filluan te trajnonin politikanet per menyren e organizimit te partive dhe per nje politikeberje bashkekohore. U dallua vecanerisht Instituti Republikan Amerikan qe trajnonte partite e djathta Anti Komuniste.

Fillimi dukej i mbare edhe per faktin se ne Kryesite e Partive u anktivizuan intelektuale me tituj e grada shkencore. Keshtu ndodhi ne Kryesine e PD ku numeroheshin rreth 10 Antare Kryesie me grada si Prof.Dr. Berisha, Meksi, Vejsiu, Stringa, Qirko, Pashko, etj., por edhe ne PS, PR, PSD, PDK etj. Gara politike e mbeshtetur ne programet e partive ishte debat i nivelit te larte intelektual, ku qellimi kryesor ishte ndryshimi i sistemit dhe integrimi i Shqiperise ne Europen Perendimore.

Por,…fatkeqesisht kjo periudhe nuk zgjati shume vite dhe ky fillim nisi te degradoje, te bastardohet, te degjenerohet. Intelektualet e larte me grada shkencore nje nga nje i larguan nga kryesite dhe drejtimi i partive dhe vendin e tyre filluan ta zenë militantet dhe besniket e Kryetareve, qe ne shumicen e rasteve ishin individe medioker dhe me formim te kufizuar e mesatar.

Gara politike programore u zevendesua me luften e eger per karrige. Ideali u shperfill, u bastardua dhe u zevendesua me interesin, me garen per te xhvatur e pervetesuar pasurite kombetare. Shkaterruan, uzinat, fabrikat, industrine e rende e te lehte, vodhen e grabiten, privatizuan e pervetsuan, u pasuruan e u shndrruan ne milionere e oligarke me parate dhe pasurite kombetare te bera me punen dhe djersen e qytetareve shqiptare. Lufta per karrige, per karrigen e kryetarit te partise e antarit te kryesise, per karrigen e deputetit, karrigen e kryeministrit, karrigen e ministrave, karrigen e drejtoreve te doganave dhe tatimeve, karrige, karrige, kudo ku kishte karrige qe “prodhonin para te pista” ne administrate, por edhe karrige, prokuroresh, gjygjtaresh, inspektoresh, doganieresh, policesh, lufte per cdo karrige, militante qe tradhetonin PD e PS te etur per nje nga 81 350 karriget e administrates. Karriget shtoheshin para cdo fushate zgjedhore, por edhe njerezit ndryshonin. Ne karrige here uleshin militantet e PD dhe here militantet e PS. Ky nivel mesatar dhe i ulet i drejtuesve te larte e rrokullisi ne lluce e ne balte politiken ne Shqiperi, deri aty sa pjese e qeverisjes u bene edhe injorantet e kriminelet, u bene edhe horrat e imoralet, edhe lapangjozet kontrabandistet pa kulture e pa karakter.

Kjo kategori ne politike, e ndihmuar nga Kryetaret e Partive, e nxitur nga provincializmi dhe kompleksi i inferioritetit, filloi te luftoje intelektualet e ndershem, te deboje nga politika dhe zyrat trurin e kualifikuar te administrates publike. Vlerat e shoqerise u mbuluan me plehrat e rrugeve. Kjo bande ne politike e administrate prodhoi rritjen e korrupsionit, kontrabandes, kriminalitetit, imoralitetit. Kjo “klase e re” ështe demi me i madh e me i rende qe i’u bë vendit, shoqerise dhe politikes. Kjo klase prodhoi nje dipllomaci te paafte dhe mediokre, nje arsim formal, nje kulture amatoreske, nje edukate zero, nje bujqesi te pazhvilluar e pa industri, nje mjedis te piset e te betonizuar, nje infrastrukture te niveleve mesatare te pambrojtur dhe pa viza e shenja orientues, nje karakter ordiner, nje prostitucion pornografik. Kjo klase prodhoi arrogancen e prepotencen e punonjesve te administrates.

Mosperfilljen ndaj vlerave, ndaj profesoreve, rektoreve, dekaneve, doktoreve, intelektualeve. Kjo klase qeveritaresh e pushtetaresh zhduku transparencen e mbledhjes se taksa e dhe shpenzimit te parave. Kjo klase zhduku ndryshimet midis te djathteve dhe te majteve, ndryshimet midis pozites dhe opozites, zhduku programet e partive dhe ngriti ne piedestal kultin e kryetareve te Partive qe luftojne me te gjitha mjetet per karrigen e kryeministrit dhe marrjen e pushtetit per perfitime personale, per tu pasuruar me parate e taksapagusve shqiptare. Te babezitur, te pangopur, si çakenj te pashpirt luftojne per pushtet e para me objektivin qe te behen me të pasur se ish Ministri, me te pasur se ish kryetari i Bashkise, me te pasur se ish drejtori, me te pasur se atij qe i zune vendin. Por,….kjo panorame eshte shume trishtuese, demoralizuese dhe te ben pesimist, se punet ne vendin tone do te ndryshojne. Por per fat te keq ky eshte realiteti qe u ndertua. Me kete realitet kemi bashkejetuar, kemi bashkeudhetuar, kemi bashkepunuar, kemi qeshur e kemi qare, rralle here te gezuar e shume here te trishtuar.

Mbas 27 viteve kemi arritur ne piken kur thuajse te gjithe nuk durojme më dhe jemi gati te ulërasim ne kor : mjaft me, nuk durojme dot me, duam shtet ligjor, duam te rikthehet besimi, nuk duam qe shqiptaret te braktisin Shqiperine, duam nje qeverisje te ndershme, duam ndryshimin, a ka ndonje burrë qe mund te beje ndryshimin ? A ka ndonje burre !? Po ka. Burrin e zgjodhet. Burri quhet Edi Rama. Nuk besoni ?! Po,.. e di , ka shume qe nuk besojne tek ai. Ka edhe miq te vjeter te tij qe nuk e besojne. Ka shume te revoltuar. Edhe une mjaft here jam revoltuar. Por une, ti dhe ai, jemi shume pak ne raport me Shtetin dhe qytetaret e tij. Edi Rama po perpiqet te bej nje shtet ligjor, po perpiqet te ktheje ne rrugen e ligjit te gjithe ata te cilet nuk e respektojne ligjin, po perpiqet dhe do te perpiqet edhe me shume kater vitet ne vazhdim te mandatit te tij te dyte. Ne perpjekjet e tij do ti jepja nje keshille. Duhet t’i binde qeveritaret, ministrat, administraten publike se, qytetaret shqiptare, me taksat qe paguajne, i mbajne me buke familjet e tyre, dhe ata nuk kane asnje motiv qe te jene arrogante me ta dhe tu vjedhin parate qe ata paguajne per te ndertuar shtetin dhe shoqerine tone te perbashket. Edi Rama nuk duhet të harroje shprehjen e popullit: “Peshku qelbet nga koka”, prandaj “nje mendje e shendoshe ne trup te shendoshe.”

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*