A ka shqiptare ketu? Nga Arian Galdini

Ne Shqiperi vota nuk meret me flamur. Blihet me leke ose rrembehet me force. Kjo eshte e verteta e trishte dhe e ligesht me te cilen duhet te ballafaqohemi. Me te drejte, nuk ka flamur qe mer vota ketu, sepse jetojme ne nje hapesire ku shumesia e flamujve qe tunden, po na shastis te gjitheve. Jane bere aq shume flamuj, e pas tundjes se secilit prej tyre ka nje pagese, saqe i vetmi flamur i lene menjane eshte vetem flamuri yne kombetar. Jo rastesisht e shohim shpesh te valevitet i lodhur, i shqyer dhe rreckosur. Rinia e Noisyt dhe Stresit, qe parate i harxhojne neper lokale e klube nate, nuk kane nge ti perdorin mendojne per peshen e votes se tyre. Gjithcka ata mendojne eshte se kush do tua paguaje faturen e jetes se nates. E ketu hyjne ne pune flamujt e partive. Ka parti qe shkojne ne gjimnaze e universitete dhe u mesojne te rinjve tane zanatin e flamurtundesit me pagese. Sidoqofte, pagesat e flamurtundjeve nuk shpetojne askend nga e verteta e madhe se ne jemi te gjithe te plackitur, te gjithe te mjere, te gjithe te keqtrajtuar, te gjithe te keqperdorur. Prandaj kriza dhe veshtiresite, pasi jemi sorrollatur apo harlisur ne kafene e zgeqe lagjesh, ne lokale a klube nate, kur kthehemi nen catine e shtepise ku shkojme te mbledhim kockat na fusin per tu takuar me veten e hallet qe kemi. Kur njeriu eshte nen catine e shtepise, ndjen te ftohtin dhe nxehtesine, sheh frigoriferin e boshatisur dhe kontrollon sahatet e ujit dhe dritave, shfleton faturat, borxhet dhe taksat qe duhet te shlyeje. Ai eshte momenti kur qytetari ose gjen zgjidhje tek fuqia, aftesite dhe mundesite e tij, ose u dorezohet te tjereve. Te tille qytetare qe u dorezohen te tjereve ka pafund e ngado, nga Kandaja ne Meksike, nga Danimarka ne Egje, nga Shqiperia ne Australi, etj, etj. Keta jane edhe preja me e lehte elektorale. Kete lloj qytetari, ne Shqiperi, e blejne ose e trysnojne. E mbulojne me flamur vetem ne stadium apo kur vdes. Ne kemi kohe qe e kemi te komplikuar marredhenien tone me Simbolet dhe Heronjte e Kombit tone . Simbolet na behen te shtrenjta vetem kur luajme futboll, bejme koncerte, mitingje ose kur kendojne neper disko e klube nate. Aty ku qejfin e paguajme vete, aty ne kerkojme simbolet dhe kercejme me kengen e Elvanes per Digitalbin. Teksa aty ku ka pagues, ne e harrojme kengen e Elvanes e madje edhe Xhamadanin Vija Vija dhe veme veten e shumecka ne shitje, edhe voten, edhe simbolet, e madje edhe perkatesine. Prandaj kemi shqiptare me turq se Erdogani, shqiptare me italiane se Garibaldi, shqiptare me greke se Kristos Papas, e keshtu me rradhe rast pas rasti, sipas burimit te pageses. Prandaj kemi historiane turq qe nuk e kane per problem te perdhosin Heroin tone Kombetar Skenderbeun, mu tek varri i tij. Prandaj kemi deputete shqiptare ne Kuvendin e Kosoves qe kujtojne se Skenderbeu duhet shpallur pucist si bashkepunetor i Gylenit dhe si hafije i Papes dhe kaureve, ne konspiracionin nderkomebtar kunder Sulltan Erdoganit. Prandaj kemi shqiptare qe kujtojne se Vorio Epiri eshte oferte turistike ndersa Agimin e Arte e quajne Thomas Cook. Prandaj kemi shqiptare te Erdoganit qe shahen e gerditen me shqiptaret e Gylenit. Prandaj kemi shqiptare te hyqymetit qe shahen e behen lesh e li me shqiptaret e Papes se Romes. Prandaj kemi shqiptare te Janullatosit qe shahen me gjithe shqiptaret e tjere. Eshte nje rrokopuje e vertete. Edhe shqiptare me koreane se Reverend Mooni kam hasur ne kete vend. Sikur kenianet te kishi sjelle ndonje ketu ndonje shume te hollash, nuk e di pse jam i sigurte se do te kishim sot edhe shqiptare qe do te flisnin plot pasion per qyteterimin qe ben martesa te tipit nje nuse e shkembyer me 10 lope, 4 dele, 7 keca e 6 pula. Imagjinoni pak tani cbehet ketu me parate e George Sorosit, krimit te organizuar dhe politikes se koruptuar e plackitese vendase. Ndaj edhe politkanet i kemi si perfaqesues te te gjithe ketyre paguesve qe kane gjetur shqiptare tu shiten e sherbejne. Ne kete vend po te jesh shqiptar, i shqiptareve, per shqiptaret e shqiptarine, je i vetmuar ose pakice derrmuese, je ufo, i cuditshem, i pakuptimte, i rrezikshem dhe i rrezikuar. Kjo eshte edhe arsyeja pse me lind furishem pyetja: A ka shqiptare ne kete vend? Apo jem te majte pastaj shqiptare, te djathte e pastaj shqiptare, erdoganiste pastaj shqiptare, katolike pastaj shqiptare, muslimane pastaj shqiptare, ortodokse pastaj shqiptare, etj, etj? A ka shqiptare ne kete vend qe jane shqiptare dhe vetem shqiptare, e pastaj njerez qe besojne ne Zot ose jo, qe jane te nje feje ose jo, qe jane te nje partie ose jo? Te jesh shqiptar ka te beje me Krijimin. Ne nuk e zgjedhim dot cfare jemi, as ngjyren, as etnine e as kombesine tone. Zoti a Natyra na ben te tille. Ne mund te zgjedhim shtetesine, fene, besimin, partine e pothuajse gjithcka ka te beje me te krijuarin. Kush mohon apo dyteson ate cka eshte prej Krijimit tek ai/ajo, e ben kete per arsye qe edhe pse mund te jene shume te rendesishme, mbeten banale gjithesesi. Kur ne dytesojme shqiptarin brenda nesh, atehere gjithcka eshte e lejueshme. Para se gjithash shitblerja. Tek shqiptari brenda nesh nis edhe dinjiteti yne si qytetare. Jo sepse shqiptari eshte ndonje epersi a superioritet ndaj kombesive te tjera. Jo aspak. Falna Zot nese do ta mendonim keshtu. Tek shqiptari brenda nesh nis dinjiteti yne si qytetare, thjesht dhe vetem sepse duke paresuar shqiptarin ne nderojme ate qe Zoti a Natyra na ka caktuar te jemi qe ne lindje. E kush ka dinjitet, nuk shitet e as blihet, e as shet a ble voten. Arian Galdini Tirane me, 26 janar 2016

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*