A mos po i lenë vetë zjarret nëpër Shqipëri?

Pushteti po sillet me zjarret në këtë stinë sikur të kishin rënë në Pol të Veriut e jo në një vend ku kjo gjë ndodh përvit. Çdo verë këtë avaz kemi. Kaq hektar digjen këtu, aq drurë atje. Kështuqë, së pari nuk mund të quhet “emergjencë” por “papërgjegjshmëri”.

Nuk është nevoja të shpikim ne gjë. Ka ligje e rregullore se si mbohet pylli dhe po ashtu , se si funksionon shërbimi zjarrëfikës. Të thuash për Dajtin , që është park kombëtar “zonë ku është e pamundur ndërhyrja” do të thotë se të gjitha paratë që paguajnë shqiptarët për atë park kombëtar kanë shkuar dëm.

Në një situatë të ngjashme qeveria kërkoi ndihmë nga fqinjët , që sollën avionë e helikopterë të specializuar zjarrëfikës. Këtë herë nuk po ndodh. Po ashtu nuk po ndodh të gjenden fajtorët e zjarrvënieve…. Kjo thjesht për të thënë pa ndroje: NUK ËSHTË EMERGJENCË POR NEGLIZHENCË DHE PAAFTËSI

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*