A mund të ketë Dojaka i Aleancës Popullore levën e Arkimedit kundër marrëveshjes PS – PD?

Dje partitë e vogla papritur panë hallin e madh. Marrëveshja Rama – Basha i nxorri jashtë loje. Tragjikomike është për ata kryetarë që e gdhinin dhe ngryshnin në çadër. Maksimumi i mëshirës për ta është që kryetari t’u lëshojë një vend fitues në listat për deputet të PD -së. Pra vetëm ata të futen si deputetë e jo partia e tyre.

Marrëveshja politike, e bërë mbi ligjin, dogji afatin e regjistrimit të koalicioneve.  Sot nuk duket në horizont asnjë shpresë veç Aleancës Popullore që e ka paditur KQZ -në në Kolegjin Zgjedhor. E vetmja lëvizje në fakt jashtë marrëveshjes. Nga vendimi i Kolegjit…pse jo dhe nga tërheqja apo vazhdimi i Aleancës Popullore, mund të kemi zhvillime interesante.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

3 Comments

  1. Mendimi im persa i perket kesaj partie sa do e vogel po tregon qe ka nje fuqi te madhe per te gjitha partit e vogla qe ja jasht loje tani më!!!

  2. Nje here e nje kohe, ne nje fshat te harruar nga Zoti, jetonte nje dele e pakenaqur me jeten e saj. Ajo ishte dembele dhe mendjemadhe, e per kete shkak gjithmone hante me pak se te tjerat. Nderkohe qe ne stalle shperndahej ushqimi e kalonte kohen ne gjume, kurse ne fushen plot me bar te fresket, ajo i vriste oret duke pare imagjinuar veten me nje pale brire dreri.
    Megjithate delja ishte e bindur se njerezit ishin te padrejte dhe ja vuri detyre vetes te bente dicka. Fillimisht i dha vetes titullin “Kryedele” dhe me pas filloi t’i bindte delet e tjera se ato nuk duhej te mileshin me. Pasi keshtu njerezit po i cenonin te drejtat!
    Dhe delet u binden! Per plot 3 muaj vazhduan protestat serioze, para shtepise se barinjve. Kryedelja dhe delet kurrsesi nuk leshonin pe. E ne fund ato fituan! Protestat dolen rezultative! Njerezit rane dakord, qe nga ajo dite nuk do t’i milnin me delet.
    Te nesermen ne ferme mberriten 3 kasape!

    • Bukur !Keshtu ja bene edhe partive te cadres!Nje top te madh me mut i beri Edi Rama!E meritonin !Ja futi!Hahaaa!

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*