A po fusin terroristët e njohur si “muxhahedinë” deputetë në parlamentin shqiptar?

Elona Gjebrea, një prej emrave më të lidhur me të quajturit muxhahedinë në Shqipëri kryeson listën e kandidatëve për deputetë të PS në Tiranë? Për ç’arsye a meritë kjo zonjë kryeson listën e kryeqytetit?

Në atë listë (dhe jo vetëm në të) ka politikanë të lidhur me grupin e konsideruar ende si terrorist në shumë vende, por më kryesorja, në vendin e tyre, Iranin.

A po sponsorizojnë muxhahedinët përfaqësues të tyre në politikbërjen shqiptare?

Në këtë foto janë ca nga pjesmarrësit shqiptarë duke gëlltitur llokumin e Sulltan Nevruzit të servirur nga udhëheqësja e këtij grupimi. Në ceremoni ka qenë i pranishëm Pandeli Majko, i cili kohë më parë ka deklaruar “Unë jam muxhahedin”, Fatmir Mediu, deputeti Astria Veliaj etj. Ja tek shquhet edhe ish shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror Fatos Klosi, etj. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë rreth 3000 të pranishëm, shumë prej tyre shqiptarë.

Sot muxhahedinët kanë filluar të blejnë pasuri të paluajtshme në Tiranë e disa qytete të tjera. Po ashtu “po krijojnë miqësi” me shqiptarë të varfër e naivë, duke zgjeruar rrethin, nga një grupim ” i ardhur për qëllime humanitare” në një komunitet të përzjerë me shqiptarë të indoktrinuar e joshur me para e dhurata. Në këtë “komunitet” sot janë përfshirë edhe politikanë të lartë e deputetë të rradhës të Parlamentit Shqiptar.

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

  1. E ka mor dreqi kte vend ,parlamenti me i ndyre ishalla nuk perseritet me ,por parate kto kriminelet i kane nuk kane fakiret me u bo deputet duhet me depozitu nja 100000euro fukarenjt nuk jane ne liste paret e hashashit jane per fushate

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*