A vajti thika në kockë e po grabisin edhe qumësht, apo….?

Një kamionçinë që grumbullonte qumësht në Torovicë të Lezhës u qëllua sot me armë zjarri. Policia thotë se është…tentativë grabitjeje!

A ka vajtur puna të grabitet edhe qumshti, që në fakt në ato zona shkon aty- aty me ujin, apo, si jo rrallë, policia ia plas një versioni për qejf duke mbuluar (shpesh fshehur me dashje) versionin e vërtetë?

Sidoqoftë, nëse qëndron versioni i policisë, domethënë grabitje, ky mund të jetë një ndër lajmet më të zinj të kohëve të fundit. Nëse ky vend është katandisur aty ku shqiptari merr kallashin e vret njerëz për të grabitur qumësht lope, është për t’ia mbathur një sahat e më parë.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*