Alarm për ekonominë Shqiptare. Treguesi? BMW X5 e kapur sot në Vlorë!

Një BMW X5 është kapur sot në Vlorë me 215 kile hashash të paketuar. Ky fakt ka vënë në alarm ekspertët e ekonomisë , të cilët , nën dritat e X5-ës së kapur sot, e shohin shumë të zymtë të ardhmen e vendit.

Deri vjet, hashashi qameti transportohej me Benz 240 , prodhim 1996 e tutje ose me Golf 3. Ndërsa ML, BMW e sipër nuk e ndynin dorën me bar por me kokainë.

Fakti që BMW X5 është katandisur tek bari, për një pjesë të mirë të ekspertëve tregon se fuqia ekonomike ka rënë deri aty sa këta të zbresin nga kokaina tek hashashi. Por ka edhe një pakicë që e sheh më me optimizëm këtë situatë. Sipas këtyre, katunarët e 240-shave dhe Golf 3-shave dikur, tani e kanë kapur veten, kanë lënë makinat e vjetra dhe kanë blerë të shtrenjta po për punë.

Kush ka të drejtë? Përgjigjen mbetet ta japë Arben Ahmetaj si njëshi i financave në vend

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*