ALARM! Sorosit po përdor mediat shqiptare për të ngjallur armiqësinë e muslimanëve kundër Trump

AMA, Autoriteti i Mediave Audiovizive “nuk e vë re” se televizionet shqiptare po japin sistematikisht lajme që ngjallin urretje ndaj Presidentit të SHBA Donald Trump dhe armiqësojnë shqiptarët me Shtetet e Bashkuara. Orkestrimi perfekt i shumicës dërrmuese të këtyre televizioneve tek lajmi i keq kundër Trump, shtrembërimi i të vërtetave, fshehja e lajmeve pozitive, lidhja e Ramës me Xhorxh Soros dhe angazhimi i këtij të fundit në luftë kundër presidentit të Amerikës janë  shkak – pasojë e këtij skenari.

Që Soros është rrezik publik për sigurinë kombëtare të SHBA , kjo është denoncuar nga shumë autoritete.

Kliko këtu për të parë lajmin se si ky spekulant ka mobilizuar 200 organizata që financon në luftë kundër vendit të tij

Shembulli më i fundit i kësaj armiqësie që media shqiptare përhap masivisht është dezinformim se “Trump po ndalon hyrjen në SHBA të qytatarëve nga 7 vende muslimane”. Si vend me shumicë muslimane, normalisht në Shqipëri ky lajm nuk tingëllon bukur dhe krijon revoltë e armiqësi ndaj presidentit të SHBA dhe atij vendi.

POR E GJITHA ËSHTË NJË MANIPULIM SOROSIAN!

JA E VËRTETA!!

Kliko këtu për të lexuar dekretin origjinal të presidentit Trump. Në asnjë rresht nuk gjen fjalën “musliman”, “islam” etj që i përafrohen.

Ndalimi bëhet për ato 7 vende në të cilat kontrolli i vizave është i pamjaftueshëm. Në dekret Presidenti argumenton se terroristët që tronditën SHBA në vitin 2011 kishin ardhur me viza vizitorësh,  studentësh , viza pune apo përmes programesh strehimi të refugjatëve.

Të krishterëve nga Iraku e Siria gjithashtu iu është refuzuar viza, ndërsa muslimanët nga Arabia, Turqia, Egjipti, Indonezia, Pakistani, Malajzia nuk pengohen fare.

Tjetër manipulim? Ok! Po gënjejnë  se “Trump po i mbyll kufijtë muslimanëve nga 7 vende”? Po sikur këtë ta ketë bërë…Barak Obama dy vjet më parë? Ja fotoja dhe teksti në origjinal:

 

 Visa Waiver Program Improvement and Terrorist Travel Prevention Act of 2015

Under the Visa Waiver Program Improvement and Terrorist Travel Prevention Act of 2015, travelers in the following categories are no longer eligible to travel or be admitted to the United States under the Visa Waiver Program (VWP):

  • Nationals of VWP countries who have traveled to or been present in Iran, Iraq, Libya, Somalia, Sudan, Syria, or Yemen on or after March 1, 2011 (with limited exceptions for travel for diplomatic or military purposes in the service of a VWP country).
  • Nationals of VWP countries who are also nationals of Iran, Iraq, Sudan, or Syria.

lexoje të plotë dokumentin zyrtar të SHBA duke klikuar këtu

Pra 7 vende që para dy vjetësh ndaloheshin të hynin në SHBA “për t’u mbrojtur nga terrorizmi”, tani që po e zbaton Trump dolën “muslimane”?

Pak ditë më parë botuam e-mailin përmes të cilit Ambasada e SHBA në Tiranë paralajmëronte shtetasit e saj për një maniak tek liqeni që u kishte nxjerrë atë mikun dy grave. (KLIKO PËR TË LEXUAR ARTIKULLIN KËTU), por çuditërisht deri më sot nuk ka ndonjë njoftim për rrezikun nga kjo frymë armiqësore që po krijohet përmes bombardimit me lajme antiTrump dhe antiSHBA. Nuk ka as notë proteste apo deklaratë për këtë frymë të orkestruar masivisht në televizionet shqiptare dhe mediat pro qeverisë.

Shpresojmë që të paktë shërbimet përkatëse të kenë bërë punën duke informuar shtetin e tyre….

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*