Aleanca Popullore e Dojakës, aleat i Ramës, e godet në Kolegjin Zgjedhor. Zbardhet padia

Aleati i Ramës në Koalicionin Aleanca për Shqipërinë Europiane godet kryeministrin. Partia Aleanca Popullore, e njohur si themeluese e çështes çame dhe e preferuara në koalicionin qeverisës të vitit 2013  ka paditur sot  në Kolegjin Zgjedhor Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Objekt i kësaj padie është çrregjistrimi i listave shumemërore të kandidatëve për deputetë si të depozituara jashtë afatit të përcaktuar nga neni 67 i Kodit  Zgjedhor.

Vet kjo forcë politike nuk ka pranuar të dorëzojë listën e kandidatëve në KQZ për shkak se është deklaruar qysh herët se është kundër zhvillimit të zgjedhjeve pa opozitën. Pavarësisht pozicionimit në koalicionin e drejtuar nga Rama, Aleanca Popullore e ka quajtur parimisht të drejtë kërkesën për zgjedhje të lira e të ndershme, pavarësisht diferencave me opozitën në rrugët që duhen ndjekur. Ndërsa përsa i përket zgjedhjeve pa opozitën, Aleanca Popullore dhe kryetari i saj Artur Dojaka kanë qenë kategorikë: JO!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*