Alkooli para ndeshjes? Ja ku e shkel ligjin emisioni sportiv

Nē orën 19, kur i madh e i vogël shihnin emisionin para ndeshjes Lihtenshtejn – Shqipëri. Përveç spotit publicitar për një pije alkoolike (birra Peja) të ftuarit kishin para, për reklamë, nga një shishe me këtë birrë, duke shkelur të paktën këto dy nene të ligjit për Radio televizionin:

Neni 56
Mbrojtja e të miturve
Nuk lejohet të jepen në radio e televizion reklama që nxisin sjellje, të cilat rrezikojnë shëndetin dhe zhvillimin normal psikik të fëmijëve.
Reklamat e destinuara për fëmijët ose kur realizohen me fëmijë, të jenë të tilla që të shmangin çdo gjë që dëmton interesat dhe veçantinë e moshës së tyre.

Neni 57
Reklamat e pijeve alkoolike
Reklamat e pijeve alkoolike të të gjitha llojeve u nënshtrohen këtyre kushteve:
1. Të mos u drejtohen në veçanti fëmijëve dhe ata të moslejohen të paraqiten në reklamë me pije alkoolike në duar ose në ndonjë mënyrë tjetër.
2. Të mos reklamohet konsumi i alkoolit në lidhje me përgatitjen fizike dhe energjinë apo me vlera terapeutike.
3. Të ndalohet propagandimi i përqindjes së alkoolit në pijet e reklamuara.
4. Të mos reklamohet konsumimi i tepërt i alkoolit.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*