Aman, gjeni çik morfinë, për të kuruar pagjumësinë e kryebashkiakes të Sarandës. Jakup B. GJOÇA

 

Kryebashkiakja e Sarandës, Florjana Koka, na deklaroka që ka një vit të tërë që vuan nga ….pagjumësia, meqë Saranda Turistike është e mbarsur me depozitat e ujit  mbi çatitë e çdo shtëpive.

Edhe pse kryebashkiakja e Sarandës, Florjana Koka ka një vit që qeveris Bashkinë e Sarandës, ende nuk ka bërë asgjë, nuk ka hapur asnjë metër kanal, nuk ka shtrirë asnjë centimetër tuba ujësjellësi, për t’u sjellë banorëve dhe turistëve në Sarandë ujin e pishëm 24 orë, siç premtoi në fushatën e saj elektorale, thjesht, ngaqë kryebashkiakja vuan nga pagjumësia e thellë, shkaktuar nga …depresioni politik i depozitave të ujit mbi çdo çati të shtëpive në Sarandë.

Meqë ditët dhe vitet rrjedhin, dhe uji i lumit të Bistricës  derdhet në detin Jon, por jo në ndonjë depozitë të madhe rezervuari, kryebashkiakja e Sarandës, nuk gjen dot dermanin e kurimit nga …depresioni politik, që nuk ndërton  dot, asnjë centimetër kanal, që nuk shtron dot asnjë metër tuba ujësjellësi. Ndaj, lutemi, qytetarëve, dhe Shkencës së Mjekësinë, që të gjëjnë derman dhe të gjejnë çik morfinë, për të luftuar pagjumësinë e  kryebashkiakes së Sarandës, Florjana Koka. Kemi rënë në fatkeqësinë e madhe, ngaqë I ka humbur fara edhe HashashiT, ngaqë ky I shkretë nuk kultivohet HIÇ, asnjë rrënjë në Bashkinë e Sarandës.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*