Ambasadori Lu në Tiranë, katandiset Lolo në Oborrin kryeministror të Ramës Jakup B. GJOÇA

E pabesueshme dhe e paimagjinueshme, deklarata e Ambasadorit Amerikan Lu në “Zërin e Amerikës”: “Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri mund të konsiderohen të ligjshme, edhe pa Opozitën”!
Këtë deklaratë sa herë e kishte bërë vetëm Kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministri Edi Rama, por që ditët e fundit, jo vetëm që nuk guxon më që ta përsëritë, por është detyruar, me penderënë, që të pranojë. Madje, edhe ndryshimin e Kodit Zgjedhor, edhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve parlamentare, vetëm e vetëm që Opozita të marrë pjesë në zgjedhje….por pa Qeveri Teknike!
Nuk e di, nëse ndonjë Ambasador i SHBA në 1946 do të guxonte që të bënte të këtillë deklaratë publike, që “ Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri mund të konsiderohen të ligjshme, edhe pa Opozitën”, kur Enver Hoxha burgosi dhe pushkatoi deputetët e Opozitës dhe paskëtaj, bëri zgjedhje parlamentare vetëm me PKSH!!!
Edhe në 1991, kur Presidenti Ramiz Alia lejoi subjekte të tjera politike, përveç PPSH, të merrnin pjesë në zgjedhjet e para pluraliste, sikurse Organizatat e Rinisë, të Grave, Bashkimet Profesionale, ato u cilësuan “PARODI” “FARSË POLITIKE”, sepse Presidenti Aliaj përjashtoi qëllimisht Partinë Demokratike, e para parti politike në Shqipërinë e pasvitit ’90-të!!!
Asokohe, SHBA këmbëngulën që në Shqipëri të zgjillohen Zgjedhje të lira Demokratike, me pjesëmarrjen DOMOSDOSHMËRISHT edhe të Opozitës!
Dhe, i detyruar nga protesta e gjerë popullore, Presidenti Ramiz Aliaj, pas disa muajsh pranoi ripërsëritjen e zgjedhjeve të reja pluraliste parlamentare, me pjesëmarrjen edhe të Partisë Demokratike!!!
Atëhere, si mundet që Ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu të deklarojë në “Zërin e Amerikës”, që: “Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri mund të konsiderohen të ligjshme, edhe pa Opozitën”!
A shpreh Ambasadori Lu edhe politikën zyrtare të SHBA, të Presidentit Donald Tramp?
A mund të njohin zyrtarisht SHBA një qeveri e cila ka dalë nga zgjedhjet parlamentare pa pjesëmarrjen e Opozitës?
A muns të imagjinohet që SHBA të njohin zgjedhje parlamentare në ndonjë vend tjetër të Botës, ku Opozita nuk merr pjesë në zgjedhje, pikërisht sepse akuzon Pushtetin se do të manipulojë, do të blejë votat me paratë e Krimit?
A është misioni diplomatik i Ambasadorit Amerikan Lu që të shprehet publikisht, se “Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri mund të konsiderohen të ligjshme, edhe pa Opozitën”?
SHBA, edhe pse kanë me Kinën marrëdhënie diplomatike, tregëtare të nivele të larta, prapëseprapë, sa herë SHBA e kritikon Kinën, pikërisht, sepse nuk lejon pluralizmin politik dhe se kësisoj, shkel të Drejtat e Njeriut dhe nuk zbaton standarte demokratike!!!
Atëhere, si ka mundësi që ambasadori Lu të shprehet publikisht se në Shqipëri sot, mund të zgjillohen zgjedhje parlamentare të ligjshme edhe pa pjesëmarrjen e Opozitës?
Ambasadori Lu, duhet të jetë i pari që duhet të përkrahte Kauzën e Opozitës, për Qeveri Teknike, e cila të përkujdesohet për zgjedhjet parlamentare, sepse Ambasadori Lu ka denoncuar i pari kriminalizimin e Parlamentit para zgjedhjeve vendore në 2015!
Por kryeministri dhe kryetari I PS Edi Rama e shpërfilli, e injoroi publikisht Ambasadorin Lu, dhe nuk e dëgjoi Apelin e ambasadorit Lu për të mos kandiduar për kryebashkiakë persona me rekorde kriminale. Ambasadori Lu, e kishte detyrim diplomatik dhe detyrim politik, që të distancohej publikisht nga kryeministri Rama, duke mos e trajtuar më si partner politik, pasi KQZ-ja, zyrtarisht, I hoqi mandatin kryebashkiakut socialist pikërisht për shkak të rekordeve kriminale, të cilat I denoncoi paraprakisht Ambasadori Lu!
Ambasadori Lu, në nëntor 2015 denoncoi publikisht ministrat e korruptuar të qeverisë së kryeministrit Rama, që pengojnë dhe nuk duan Reformën në Drejtësi, por kryeministri Rama e shpërfilli dhe e injoroi publikisht ambasadorin Lu, duke deklaruar menjëherë, se asnjë ministër I tij (I akuzuar për korrupsion nga Ambasadori Lu) nuk do të shkarkohet!
Majfton kjo, që ambasadori Lu të mos e trajtonte më kryeministrin Rama si partner politik!
Ambasadori Lu, e di gjuhën shqipe, e kupton shumë mirë! Atëhere, nuk ka dëgjuar, nuk ka parë kronikat televizive (përveç burimeve të tjera dipmolatike) që në Shqipëri kultivohet gjërësisht Canabis dhe trafikohet me tonelata nëpër Europë?
Ambasadori Lu, si diplomat karriere, nuk e kupton dot, se kultivimi I Canabis në të gjithë territorin e Shqipërisë në sipërfaqe më të madhe edhe sesa gruri, misri, pemëtaria së marra së bashku, është pasojë e bashkëpunimit të drejtëpërdrejtë të Qeverisë me Botën e Krimit të Organizuar???
Ambasadori Lu, si diplomat karriere, a arrin të kuptojë dot se trafikimi i tonelatave Canabis nëpër Europë nga Shqipëria, nga doganat, nga Deti dhe kufijtë e Shqipërisë bëhet vetëm me bashkëpunimin e drejtpërdrejtë të Qeverisë së Kryeministrit Rama me Krimin e Organizuar???
Atëhere, si mundet që një ambasador i SHBA në Shqipëri të heshtë, kur qeveria është bashkëpunëtore në kultivimin e gjerë të Canabis në Shqipëri dhe është bashkëpunëtore edhe në Trafikimin e Canabis nga Shqipëria në Europë?
Ambasadori Lu, mori pjesë drejtpërdrejtë në procesin e zgjedhjeve vendore në 2015-të, sepse vetë deklaroi që votat blohen dhe manipulohen.
Atëhere, me miliardat euro që janë siguruar nga trafikimi i Canabis, a nuk është rrezik më i madh blerja e votës? Kush mund ta blejë votën me para? Mazhoranca, apo Opozita?
Ambasadori Lu, me gjithë këto fakte, a bindet se Opozita ka të drejtë politike, që një qeveri e korruptuar, një kryeministër që kriminalizoi Parlamentin, nuk mund të garantojnë zgjedhje parlamentare të lira?
A ëshët mision diplomatik i Ambasadorit të SHBA në Tiranë, që të mbrojë me çdo kusht që zgjedhjet parlamentare të zhvillohen të lira? Dhe së pari, zgjedhjet parlamentare mund të dhunohen, të cënohen, të rrezikohen nga Pushteti!!!
Vetëm një ambassador, që është katandisur Lolo në Oborrin kryeministror, mund të guxojë që të shprehet publikisht se zgjedhjet parlamentare në Shqipëri mund të jenë të ligjshme, edhe pa pjesëmarrjen e Opozitës.
Zgjedhje parlamentare pa Opozitës, i shërbejnë pushtetit të një Diktatori, por kurrë Demokracisë së Shqipërisë!!!
Dhe kur një Ambasador i huaj mbështet dhe përkrah zgjedhje parlamentare pa Opozitën, atëhere, mjerisht, ky ambasador është kantandisur në Lolo të Oborrit kryeministror!!!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*