Amerika peticion: “Hiq makineritë e votave të Soros! Cënon zgjedhjet”

Brenda një jave mbi 100 mijë amerikanë kanë nënshkruar peticionin për t’i kërkuar Kongresit të SHBA të mblidhet urgjent për të  larguar makineritë e numërimit elektronik të votave të Xhorxh Soros nga 16 shtete amerikane.

Peticioni online është nisur më 21 tetor me objektiv mbledhjen e 100 mijë firmave online dhe në këto çaste janë mbi 115 mijë nënshkrime. Hartuesit janë shprehur se “Ky njeri (Soros) është i lidhur me njërin nga kandidatët e kësaj fushate dhe ka shfaqur prirje të qarta pro saj. Pronësia e tij mbi makinat e numërimit të votave në 16 shtete është cënim i pastër i integritetit të sistemit tonë zgjedhor “

Linku i peticionit gjendet duke klikuar këtu

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*