Amilcare Merlo, një njeri që përfaqëson një legjendë industriale në Itali, premton të konsiderojë Shqipërinë!

Nga Artur Nura

Personalisht kam intervistuar me mijëra persona te te gjitha kategorive gjate ushtrimit te këtij profesioni te mrekullueshëm. Se fundi ne Cuneo province e Piemontes ne Itali, pata rastin qe se bashku me kolegun italian Alessandro Zorgniottin, te intervistonim njërin prej industrialistëve me te njohur ne veriut te Italisë, Amilcare Merlo, njeri dinamik, i qeshur dhe mjaft i respektueshëm, i cili nuk pranonte te kish shofer edhe pse gjithmonë ishte ne lëvizje dhe se kishte mbi shpatulla rreth 84 vjeç!

Te thuash “Merlo” ne Piemonte te gjithë e dine qe flet për Stabilimentin Industrial te Metal Mekanikes me aktivitet ne te gjithë boten dhe gjithashtu për Amilcare dhe Natalina Merlo te cilët e nisen aktivitetin e tyre me ndërtimin e traktorit te pare nga viti 1964, dmth një vit pasi kisha lindur unë, e sot janë te ndërkombëtarizuar me prodhimet e tyre shume cilësore ne te gjithe boten e zhvilluar!

Ta intervistosh dhe ta shohësh ne sy ne vitin 2018 Amilcare Merlon, ideatorin e traktorit te pare ne vitin 1964, i cili çuditërisht si për te provuar vendosmërinë e ideatorit te tij, rezultoi me aksident, tashme 84 vjeç ndërsa te fletë po me te njëjtin pasion për traktorin me modelin e te ardhmes, sigurisht qe vetëm mund te impresionohesh dhe te kuptosh qe disa njerëz, midis tyre dhe Amilcare Merlo, kane lindur me karakter te forte qe te jetojnë vetëm me optimizëm dhe sukses! Ndoshta edhe te vdesin te tille, sigurisht kur ti ‘vije radha, po me te njëjtin pasion dhe sigurisht duke punuar deri ne frymën e fundit!

Energjia pozitive e këtij njeriu lexohet ne çdo dimension dhe kohe te jetës se tij. Pas prodhimit te pare te traktorit te pare, ndërsa dëshiron t’ia shfaq te atit këtë arritje, ai pëson aksident, por për fatin e tij te mire dhe te industrisë qe do themelonte me vone, nuk dëmtohet vete!

Një moment i tille mund te kishte bere çdonjërin te prej nesh te dorëzohej ndaj ëndrrës, por që nuk e frikësoi aspak Amilcaren i cili e vazhdoi ëndrrën e tij dhe sot 84 vjeç, flet me mua, gazetar shqiptar për traktorin e se ardhmes kundrejt botes mbare!

Mund ta imagjinoni vete te nderuar lexues me cfarë karakteri te forte njerëzor kemi te bëjmë ndërsa shkruajmë për Amilcare Merlon i cili ndërsa u përgjigjet pyetjeve te një gazetari shqiptar, nuk harron te flasë mire për komunitetin shqiptar ne Cuneo që sipas tij është mjaft i integruar ne Province dhe se ata janë shume punëtorë e te mire edukuar.

Pas intervistës na ftojnë për dreke, por jo ne restorante luksi te cilët janë te shume ne atë zone ku ushqimi ka rendësi krejt te veçante dhe është kulture me vete shume e zhvilluar! Ne na cojnë ne mensën e stabilimentin “Merlo”, aty ku hanin dreken te gjithë, drejtues dhe punëtore te këtij stabilimenti industrial.

Ndërsa hyjmë aty e sigurisht ka një vend për miqtë, nuk mund te rrish pa vene re mensën e pastër dhe te mire organizuar “Merlo”. Amilcare ndalon dhe flet miqësisht me te gjithë. Ndalon ne disa tavolina ku buzagaz bën humor me punonjësit e tij te cilët demonstrojnë qartazi respekt për te dhe, ku qeshet edhe me te madhe.

Amilcare vjen ne tavoline dhe ndërsa vjen kamerierja dhe pyet fillimisht atë se çfarë do porosisnim, duke sugjeruar pjatat me te mira, Amilcare drejtohet nga ne, miqtë qe te ishim ne te paret qe porosisnim gatimet nga më te mirat, njësoj si ne restorantet luksoze, por shërbyer me thjeshtësi dhe cilësi maksimale gatimi dhe miresjellje.

Dreka qe kishim sigurisht ishte pune, dhe folëm për shqiptaret dhe Shqipërinë, marrëdhëniet Itali – Shqipëri, ekonominë dhe kulturën Italo – Shqiptare e sigurisht historinë e përbashkët Italo – Shqiptare.

Amilcare i interesua edhe për bashkëjetesën fetare ne Shqipëri dhe duke përgëzuar këtë arritje shekullore shqiptare, ai, ndërsa qartazi besimtar kristian, kërkoi te kishte për te lexuar ndonjë libër për te njohur me mire edhe fenë e kulturën Islame.

Nga ana tjeter, edhe pse dashamires i shqiptarizmit dhe Shqipërisë ne veçanti, Amilcare Merlo duke bere me duar dhe gishta shqiponjën tonë në shenjë respekti, premtoi shume shpejt një vizite ne Shqipëri për tu njohur me vendin e shqiponjave, por si biznesmen qe ecën përpara vetëm me llogari te sakta pragmatiste, ai shtoi se para se ai dhe vëllezërit e tij industrialiste italian te transferonin pjese te biznesit te tyre ne Shqipëri, nevojitet një marrëveshje institucionale midis dy qeverive ne Rome dhe Tirane e mire përcaktuar për biznesin e madh.

Te nderuar lexues te Perqasje.com, ju njoftojmë qe intervistën qe realizuam me njeriun e jashtëzakonshëm Amilcare Merlo për “Radio Radicale” shume shpejt do ta keni te transkriptuar atë me shume pasion nga kolegu italian Alessandro Zorgniotti, i cili, sipas meje, është Ambasadori me i mire i Shqipërisë ne Piemonte te Italisë dhe qe sigurisht ka realizuar me shume pasion shume suksese ne këtë drejtim.

Duam tu bëjmë  me dije se në qershor, nen idenë dhe punën e Zorgniottit, qyteti i Lezhës do i vendose një rruge emrin e dy industrialistëve nga me te njohurit italian: Michele e Pietro Ferrero; sigurisht duke internacionalizuar kështu këtë qytet shqiptar i cili mund te behet shkak për te sjelle ne vendin tone edhe prezencën e Kompanisë Ndërkombëtare “Ferrero” qe prodhon Nutelën e shijshme dhe te famshme ne mbare boten.

Ne qershor dhe ne inaugurimin e rrugës Michele e Pietro Ferrero në Lezhë, do vijë ne Shqipëri edhe Amilcare Merlo i cili premtoi se do vije me disa industrialiste te tjerë italiane dhe se, si Zv. president i “Confindustria Cuneo” do punonte për ta bere te njohur tek ta mundësitë specifike qe ofron Shqipëria.

Shpresojmë qe Tirane te beje atë qe duhet dhe qe se fundi ne Shqipëri te vijnë edhe investitorët e mmëdhenj dhe jo vetëm te vegjlit dhe te mesmit, te cilët sigurisht janë te mirëpritur gjithashtu.

Koha do ta tregoje sa te zotet do jemi për te mos e humbur këtë mundësi te arte qe te kemi midis nesh dhe ne vendin tone edhe investime shume serioze…

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*