ANA, gjakun e babait tënd, a ia fal hipokrizisë dhe babësisë të Ramës për pushtet? Jakup B. GJOÇA

 

ANA,

Të pyes sot, në 21 janar 2017:

-A  e lehtësuan  sot dhimbjen e babait Tënd, ato lekë që të dha kryeministri Edi Rama, si shpërblim për gjakun e babait Tënd, por që kurrë Edi Rama, si kryeministër, nuk dha DREJTËSI, as Penale, as shoqërore, as politike të KAUZËS për të cilën u vra babai Yt në 21 janar 2011?

 

21 JANARI i 2017-s, e gjen Shqipërinë me kryeministrin Edi Rama, pa bërë asnjë reformë integruese për demokratizimin e Shqipërisë, edhe pse Rilindja Socialiste ka shumicën absolute në Parlament.

21 janari I 2017-s ka hapur dosje në prokurori,  JO PËR DREJTËSI TË 4 TË VRARËVE TË 21 JANARIT 2011, POR për hetim të miliardave lekë që ka blerë aksione bankare deputeti socialist Alfred Peza, pas 21 janarit 2011.

ANA

SOT, NË 21 JANAR 2017 DUKE PËRKUJTUAR BABAIN TËND:

A ia fal hipokrizinë njerëzore dhe politike,  kryeministrit Edi Rama?

Atë hipokrizi të pështirë njerëzore, kur Edi Rama, si kryetar I PS në 21 janar 2011 dhe deri në 23 qershor 2013, të premtonte ty dhe të gjithë familjarëve të të vrarëve të 21 janarit 2011, DREJTËSI për gjakun e babait Tënd.

Drejtësi, në rradhë të parë, që ai, Edi Rama, nesër, si kryeministër,  do të mirëqeveriste Shqipërisë, ashtu siç aspironin babai Yt dhe 3 të vrarët e tjerë të 21 janarit 2011.

Drejtësi, për demokratizimin e Shqipërisë, ashtu siç aspironin babai Yt dhe 3 të vrarët e tjerë të 21 janarit 2011.

Drejtësi, për të gjithë shqiptarët, ashtu siç aspironin babai Yt dhe 3 të vrarët e tjerë të 21 janarit 2011.

Drejtësi, edhe kundër të korruptuarve qeveritarë, ashtu siç aspironin babai Yt dhe 3 të vrarët e tjerë të 21 janarit 2011.

Ana

Ti, tani, pas 6 vjetëve, e di shumë mirë, që Prokuroria, Gjykata kurrë nuk do të hetojnë dhe gjykojnë FAJTORIN e vërtetë të vrasjes të babait tënd! Sepse, kryeministri Edi Rama kurrë nuk kishte KAUZË POLITIKE gjakun e babait Tënd, për demokratizimin e Shqipërisë, derisa sot Prokuroria heton deputetin socialist për korrupsionin e 1,2 miliardë lekëve, të bëra pas 21 janarit 2011.

Kur, Ti Ana, prisje DREJTËSI për gjakun e babait Tënd, domethënë Demokraci për shqiptarët dhe Shqipërinë, deputetët që përzgjodhi Edi Rama, u pasuruan dhe bënë miliarda lekë me shpërdorimin e mandatit politik që u dha PUSHTETI, duke bërë KURBAN  gjakun e babait Tënd!

Ana, Ti dhe familjarët e të të vrarëve të 21 Janarit 2011, nuk donit DREJTËSI, vetëm duke dënuar penalisht ata gardistë që vranë babain Tënd, por donit të gjykohej dhe dënohej ai system politik që mbante peng Demokracinë e shqiptarëve!!!

Në 2013, ai sistem politik, që deri atëhere mbante peng Demokracinë e shqiptarëve, ra dhe populli  I dha VOTBESIMIN Edi Ramës, për një mirëqeverisje, për një barazi shoqërore, për një demokratizim europian të Shqipërisë.

Ana,

edhe vetë e pe me sytë e ty, që qindra mijëra shqiptarë u detyruan të braktisin Shqipërinë dhe u katandisën azilantë ekonomikë nëpër Europë, sepse këtu në Shqipërinë e Gjeneratës të Rilindjes të kryeministrit Edi Rama u vra shpresa për të siguruar edhe bukën e gojës.

Ana,

Edhe vetë ti ke parë që qindra shqiptarë janë vetëvrarë nga keqqeverisja e kryeministrit Edi Rama, sepse mbetën të papunë, familjet e tyre mbetën pa bukë. Vetëvrasja e shqiptarëve, ngaqë nuk kanë punë, ngaqë familjet dhe fëmijet e tyre nuk kanë bukë është më e rëndë, sesa vrasja në trotuar nga garda!!! Ndaj, kryeministri Rama është përgjegjës politikë për vetëvrasjen e qindra shqiptarëve!!!

A do të kërkohet përgjegjësi për këto vetëvrasje të shqiptarëve nga Mjerimi që mbjell në Shqipëri keqqeveria e kryeministrit Edi Rama?

Ana,

Mbase edhe ty, sikurse shoqet dhe shokët e tu, mbetët pa u rregjistruar në Universitetet Publike, edhe pse keni nota të shkëlqyera 9,4, sepse Reforma e Arsimit të Lartë të kryeministrit Rama, favorizon Universitetet Private në Shqipëri.

Ana,

Ndoshta ty nuk ke mundësi që Universitetin ta bësh në Paris, sikurse fëmija e ministres  socialiste të Arsimit Rilindas, sepse ndoshta akoma qeveria e Ramës, nuk të ka dhënë pension për  babain Tënd.

E kuptove, që Edi Rama e bëri gjakun e babait Tënd KURBAN për Karriken e Pushtetit të tij monark?

Sepse, edhe atë ditë të 21 Janarit 2011, babai Yt dhe mijëra protestuesë NDOSHTA u urdhëruan të ndërhynin me dhunë në godinën e Kryeministrisë, për ta pushtuar me revolucion të dhunshëm, thua se ishte Vladimir Lenini kryetar i PS dhe jo Edi Rama.

Demonstrimi paqësor, demokratik i 2011,  me përpjekjen e protestuesve për të pushtuar dhunshëm godinën e Kryeministrisë, u shndërrua dhunshëm në një grusht shteti, sepse kryetari I PS, nga babëzia për pushtet,  donte ta shtinte në dorën e tij godinën e kryeministrisë me dhunë, si Lenini, jo me votë, sikurse është standarti i Demokracisë.

ANA

Sot, në 21 janar 2017 A U BINDE EDHE TY që ajo demonstratë e 21 Janarit 2011 NUK ISHTE PËR DEMOKRACI,POR KURBANI I EDI RAMËS?

21 JANARI 2011 ISHTE LUFTA PËR GRUSHT SHTETI I EDI RAMËS, NGAQË DËSHTOI NË ZGJEDHJET PARLAMENTARE TË 2009!!!!

Sot në 21 janar 2017, shumë deputetëve socialistë dhe kryebashkiakëve socialistë u janë hequr mandate, sepse janë të inkriminuar, por këta persona të inkriminuar u përzgjodhën nga kryetari i PS Edi Rama për të bërë politikë, ngaqë me forcën parave dhe të dhunës të tyre, Edi Rama do ta kishte më të lehtë të “fitonte” votën dhe pushtetin, duke përshkelur dhe injoruar edhe KAUZËN POLITIKE të 4 të vrarëve të 21 janarit 2011, të cilët atë ditë protestuan në emër të Demokracisë!!!

ANA,

EDI RAMA si kryeministër, me Kurbanin e 4 të vrarëve në 21 janar 2011 Fitoi Pushtetin, Jo për të sjellë DEMOKRACI për Shqiptarët, sepse u ka mohuar deri tani shqiptarëve DREJTËSI!!!

Shqiptarët sot janë të privuar nga çdo drejtësi, përpara gjykatësit dhe prokurorit, edhe kur pushteti të nxjerr nga puna sepse nuk je militant partie, edhe kur pushteti të merr pronën, sepse nuk ke paguar rryshfetin te zyrtari, edhe kur sistemi gjyqësor nuk të jep të drejtën, nëse nuk paguan rryshfet gjyqtarin dhe prokurorin.

ANA,

EDI RAMA si kryeministër, me Kurbanin e 4 të vrarëve në 21 janar 2011 Fitoi Pushtetin, Jo për të sjellë DEMOKRACI për Shqiptarët, Por për të fituar KONCENSIONE & TENDERA PUBLIKË  PËR VETVETEN DHE KLIENTËT E VET BIZMENMENË.

21 JANARI I 2011 NUK SOLLI DREJTËSI PËR SHQIPTARËT, porrrrrrrr…. IMUNITET PUSHTETOR  PËR MINISTRAT E KORRUPTUAR DHE BËRI MILIARDERË & AKSIONERË BANKARË EDHE GAZETARËT PAPAGALLË TË EDI RAMËS.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*