Analizë fantastike për kapitalizmin shqiptar vetëm përmes lokaleve

Për të parë kurbën e tranzicionit dhe këtij që ne e quajmë “kapitalizmi shqiptar”, le të shohim pak ecurinë e lokaleve

 

Në fillim lokalet u hapën me emra romantikë të tipit; Venediku, Lozana, Lugano, Sapori di Mare, Delizzie di Pesce…

sot jemi ke “Zgara Korçare”, “Lakrori i gjyshes”, “Gjellë shtëpie”, “Qofte ke Daja”…

Në fillim restorantet e nisën me eskallop, shnicel, bisteca al sangue, sot i ke me pulë me jufka, qingj në hell e derr në furrë. E nisën baret me Amaro, Campari, Xhoni të të gjitha ngjyrave, xhin e Unikum , sot i ke me çaj mali, çaj sherebele e salep.

E nisën të gjithë me kondicionerë e sisteme freksuese e ngrohëse nga më modernët, sot i ke të gjithë me derën hapur, se ashtu qarkullon më mirë ajri i pastër.

E vetmja gjë në fakt që është përmirësuar sot , janë haletë. Shenja tek dera “burra” dhe “gra” është gjithnjë e me më fantazi, të gjitha janë të veshura me pllaka majolike të shtrenjta dhe mbahen pastër. Kjo për shkak se po u nervozua shqiptari në derë të halesë e po nuk i pëlqeu gjysmën (ndoshta të gjithë) ta bën jashtë. E nëse e bën jashtë, kur është me hidrosanitare të mira, lahet shpejt dhe mirë.

Ajo që të bën përshtypje, edhe në haletë e fshatit, është sistemi rele i dritave (dmth që ndizen vetë ) dhe çesma që lëshon ujin kur i afron duart dhe e ndërpret kur i largon. Kjo sepse shqiptari është mësuar ta lerë dritën ndezur e çesmën hapur kur mbaron punë në banjë.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*