Antiamerikanizmi në Shqipëri po ritet. Autori…po ai! SHËNIM

Dje “i çau” ekranet shqiptare lajmi për djalin e presidentit të SHBA, Donald Trump. Si përherë – për keq! Si përherë – Rusia në mes.

Ka 9 muaj që Donald Trump është zgjedhur president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ka më shumë se 6 muaj që ka bërë betimin dhe ka marrë detyrën. Por në Shqipëri mediat vazhdojnë masivisht të prodhojnë VETËM lajme negative kundër tij….

…Dje Gjermania trashi zërin kundër SHBA. Një ministre jo vetëm u kundërshtoi sanksionet e reja ndaj Rusisë por deklaroi se Gjermania duhet t’i përgjigjet me sanksione SHBA!!!

Pra antiamerikanizmi i mediave shqiptare nuk është një aksident mediatik. Është një frymë e kultivuar prej prej kohësh për llogari të “europianizmit” dhe interesave personale të politikave të Edi Ramës.

Në 6 muaj SHBA paskan prodhuar vetëm skandale të presidentit Trump? Po ekonomi, po reforma, po jetë sociale, po rend e diplomaci a prodhon më kjo superfuqi? Për muaj me rradhe ne këtu në Shqipëri “nuk dimë gjë”. Dimë vetëm që Trump “ka telashe”, “ka bërë skandal”, “ka gënjyer”…

Në Shqipëri, vendi më proamerikan në botë, muajt e fundit kjo ndjenjë ka rënë frikshëm. Jo me llafe por me sondazhe. Ajo që ka ndodhur është ngjitja fort e Ramës pas konjukturave europiane që e mbajnë në pushtet dhe ndjekja me konseguencë e linjës së George Soros, të cilit kryeministri i Shqipërisë ka dhënë prova se i shërben.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*