Antiçadristët e rilindjes. Nga Armir SHKURTI

Po hë mo, si do mbyllet kjo qerrata çadër? Këtë shqetësim të madh ka propaganda e rilindjes. Ditët e fundit iu shtua edhe “ekskluziviteti” i habereve nga zëdhënës ndërkombëtarë që nuk na e mbështesin protestën! Kjo për ta bërë më të ngrënshëm muhabetin, pasi dihet se për ne, po e tha bota është flori safi. Nuk po vazhdoj më me profeci të tipit “ky është fundi i Bashës”, “është lojë e Berishës” etj. Të gjitha për të demotivuar protestën e mbyllur atë qerrata tende.

E gjitha kjo në fakt tregon se tashmë ngujimi para kryeministrisë e ka bërë punën për të cilën nisi. Po ashtu edhe bojkoti i parlamentit. Edhe pse Rama hedh këmbët sipas koreografisë së tij, muzika është krejt tjetër.

Tani kthehemi tek “çadra”. Ai që proteston nuk i merr dorën kujt, veç hallit të tij. Sidomos kur është një forcë kryesore politike. Nëse shqiptarët , ose një pjesë e tyre, ka konstatuar se në disa votime për pushtetin vendor vota është tjetërsua përmes presionit të pushtetit dhe krimit të organizuar, nuk ka “kombëtar” apo “ndërkombëtar” që të pyetet. Vota është çështje ekzistence e vet sistemit e për të çdo mjet proteste e lufte politike është i pranueshëm.

Së dyti protesta është çështje dinjiteti personal. Ai që del në shesh a në çadër beson fort se ka një të drejtë të cilën ia kanë cënuar. Sikur të pyesë poshtë e përpjetë “a të dal unë”? atëhere ky që e bën këtë nuk është njeri po skllav e protesta s’ka kuptim.

Nëse një mediokër ka të drejtë të jetë prepotent është së pari e ndershme e më tej e drejtë që qoftë edhe një i vetëm të protestojë kundër tij. Deri në vdekje!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*