Arixhinjtë pa punë! Po punon Inspektoriati i Pyjeve….rrëzë hashashit

Në pyjet tona nuk ka hashash, siç thuhet poshtë e përpjetë. Këtë e konfirmon kreu i  Inspektoratit të Policisë Pyjore Ergys Agasi, i cili thotë se  në shkallë vendi ka kryer 1519 inspektime në  Gusht-Shtator 2016.

Inkspektimet janë kryer në pyje e kullota, 224 inspektime në fondin e gjuetisë, 67 në subjekte dhe 50 të tjera në fusha të ndryshme që ISHMP ushtron veprimtarinë.

Janë vendosur gjoba për gjithçka, ….vetëm hashash nuk ka parë ky inspektorat në 1519 inspektime që u ka bërë pyjeve nga jugu në veri. Natyrisht pyjet kanë zot e hashashi mbillet në toka pa zot. Po edhe kur kanë kaluar rrugës për inspektim, bar nuk kanë parë gjëkundi në 1519 raste inspektimesh.

Një ndër trimërit që ka bërë ky inspektorat është edhe “sekuestrimi dhe dorëzimi pranë Ministrisë së Mjedisit e 7 arinjve të moshave të ndryshme.” – thuhet në njoftimin zyrtar. Nuk jepen detaje nëse 7 arinjtë mbahen në mjediset e Ministrisë së Mjedisit apo janë lëshuar në pyje

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*