Armiku i mediave, Lal’Eri dhe vrasja e mediave. Nga Flamur TAJARI

Mendo një  çast sikur në vend të Endri Fugës Edi Rama të kish marrë për marrëdhënie me publikun Erion Veliajn! Ky është një kafastrofë e vërtetë në këtë fushë. Jo se nuk e njeh. Mirë madje e njeh median dhe shpesh e ka manipuluar. Por kujtoni në vitin 2011 rastin e Griseldës, aso kohe gruaja e kryetarit të saporzgjedhur të bashkisë së Kavajës. Lali mbushi botën mbarë, BE e SHBA me e-maile për “një krim monstruoz”, që “banditë të Sali Berishës i kishin nxjerrë foshnjen 9 muajsh nga barku dhe e kishin dhunuar barbarisht” por që pak orë më vonë e gjitha doli një sajesë e “viktimës” , që shtatzënë s’kishte qenë kurrë.

Në këtë karrigen e kryetarit të bashkisë së Tiranës Lali ka përdorur taktikën e kulaçit. Jo më kot u shtrëngua burgu për një gozhdë që vendos pa leje në shtëpinë tënde. Nuk është e po i pëllcet fort as Veliajt e as Edi Ramës për tjetër gjë, veç për qenin që duhet të njohë të zotin. Sa herë të të shkojë mendje të bësh gjënë më të vogël, të të shkojë mendja në çast tek burgu e më pas tek shpëtimtari. Për Tiranën është Lali! Ky zgjidh halle, ky mbaron punë! Si dikur Edi. Kështuqë edhe gazetarë, kryeredaktorë për të mos folur fare për pronarët e mëdhenj, nevojë për Erin kanë që ç’ke me të. Dhe Eri ndere bën pikërisht për këtë punë: si fillim të të bëjë të ndjehesh borxhli e të mos ia prishësh kur të kërkon një nder “të vockël”, që të mos jetë për keq tek ty. Më pas? Duhet të të bëjë nderin e madh , të të shpëtojë nga policitë e inspektoratet që pa derman ta gjejnë një bela për të të prishur punë.

Pak a shumë kështu i kanë blerë kryetarët e bashkisë së Tiranës , Rama e Veliaj, mediat por jo vetëm ato, Me këtë qetësi e vetbesim duket se ka ndodhur largimi nga puna i Alida Totës që hetoi mbi ngjarjen e Sharrës, ku u vra duke punuar një djalë i ri. Po ashtu edhe me emisionin Publicus. Dhe më keq akoma, me bllokimin e dëgjesës dje në komisionin parlamentar të Medias.

Ç’NA TREGON KJO HISTORI?

Së pari: Erion Veliaj ka tmerr, në kufijtë e fobisë, përmendjen për keq të emrit në publik. E ka bërë vetë për vite me rradhë kundër të tjerëve dhe tani e di shumë mirë se ç’do të thotë. Aq më shumë do ta dëmtonte një lëvizje qytetare, kritike ndaj mënyrës se si po e menaxhon Tiranën. Fasada që ka ndërtuar për vete është “çdo ditë një punë”. Pra ajo e njeriut punëtor dhe sistematik që po shkrihet për komunitetit dhe krejt larg pjesës tjetër të politikës të përlyer me tendera e korrupsion. Në fakt, a ka parë e dëgjuar njeri opozitën ta përmendë? Apo edhe këta kanë çati për të rregulluar…..?

Së dyti: Nga mënyra se si Veliaj e menaxhoi rastin Tota dhe Publicus me mediat përkatëse duket se tashmë faza e kapjes përfundimtare të mediave, kontrollit dhe përdorimit plotësisht për interesat të pushtetit, është konsoliduar. Mënyra e dhunshme që është përdorur në të dyja rastet na e vërteton këtë tezë, pavarësisht se dhuna kaloi kufirin dhe skandali doli në publik, falë internetit.

Së treti: Tashmë rilindja e ka qëllim t’ia demonstrojë shqiptarëve se : “Po! Informacionin e kontrollojmë deri në detaje ne dhe vetëm ne”! Nuk ka më emisione me qytetarë, me halle njerëzish, me histori të varfërish, të margjinalizuarish, me padrejtësi shoqërore etj. Ka vetëm nja dy emisione që quhen “investigativë” dhe që kapin ndonjë mjek  a inspektor që merr zarfin me “kafe”.

Së katërti: Ngjarja e djeshme në Komisionin e Mediave, ku jo vetëm nuk u realizua seanca dëgjimore por u dëbuan edhe mediat, ishte demonstrim force. Jo për mediat por për ne, njerëzit e thjeshtë. “S’i do trapi pushtetit ta bëjë këtë seancë! Hë , ka bythë njeri të bëjë gjë”? Kur ia bën medias – mendojmë ne pastaj – po neve? Dhe shkojmë tek “ç’na duhet”? E më keq akoma: nëse sot në Kuvend opozita nuk bën reagim të ashpër, ndoshta edhe bojkot, atëhere ne themi: “Lene se qenka shit ky muhabet! Duhet me ik nga ky ven’ nji orë e më parë”

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*