Armir Shkurti tallet me çadrën e vettingut gjatë intervistës live të Ramës në të. (FOTO)

Gazetari dhe aktivisti politik Armir Shkurti ka bërë një selfie gjatë intervistës së Ramës tek çadra e ringritur për të mledhur firma për ..reformën ne drejtësi.

Dy ditë më parë, në një status në profilin e tij në facebook Shkurti ironizonte zhdukjen e papritur të çadrave për firmat e vettingut nga qendra e Tiranës. “Meqë 90% e shqiptarëve po e firmosin, shkova edhe unë por nuk e gjeta” – shkruante ai.

Ndërsa sot , çadra qe ngrehur sërish dhe në të po fliste live për mediat kryeministri. 3 metra larg tij Armir Shkurti ka bërë këtë selfie, me Ramën që duket në sfond me këtë koment:

“E gjeta! E kishin vënë prapë çadrën e vettingut. Por nuk pata mundësi të nënshkruaj as sot se ma kishte zënë Rama. Pas meje është duke dhënë intervistë live”

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*