ARROGANCA E NJE SOROSIANI . Nga Dritan KABA

Ne mediat vizive pashe e degjova nje deklarate te nje ushtari te Sorosit. Arrogance qe buron nga humbja jo vetem e establishmentit politik ne SHBA, por edhe e humbjes se madhe financiare te padronit te tij pesuar vetem kete muaj me mbi 1 miliard dollare. Arrogance qe e ka zanafillen ne humbjen e influences per zhvatur fonde nga Departamenti i Shtetit. Arrogance qe pasqyron vuajtjen per fillimin e shperberjes se ideologjise se injektuar te ketij fondacioni, per nje qenie njerezore pa komb, pa familje pa besim ne Zot.
Ky Dobrushi duhet te dije se padroni i tij nuk eshte i qe i mban me oksigjen shqiptaret.
Ky individ nuk duhet t’i krekoset dhe gafurret me qytetareve shqiptare e aq me pak te flase ne emer te tyre.
Ky fodull ta leje menjeane sjelljen e tij prej kolonizatori ne Shqiperi.
Ky rrushi duhet te dije se koha e padronit te tij per shqiptaret ka filluar te perendoje.
Ky kapadai duhet ta beje kete sjellje me “ushtaret” e tij. Me ata qe i paguan per te bere raporte fallco. Me ato qe bejne protesta te inskenuara. Me ata qe i paguan per te shpifur mbi njerezit me dinjitet, qe kurre nuk i jane nenshtruar padishahut te tij.
Ky eunuk i Sorosit duhet ta dije se ajo reforma e tij e drejtesise u permbyt ne “Venecia” ne mbi 50% te saj.
Dhimbja per kete amalgame sorosiane eshte shume e madhe, por edhe frika po aq.
Pse nuk organizoi edhe ky si homoleget e tij, protesta me pagese kunder Presidentit te SHBA, z. Trump?
Shqiperia dhe shqiptaret nuk pranojne te luajne rolin e kukulles per interesat financiare dhe okulte te padronit te tij, kunder interesave kombetare te tyre. Kjo eshte arsyeja pse nuk u organizuan protesta se ato do te deshtonin me turp.
Lerini shpifjet dhe sulmet kunder Presidentit Trump, si ato montazhet me deklaraten e tij per luften e Kosoves.
Ky “oktapod” sa financiar aq edhe okult, me fasade OJF, nuk duhet lejuar me t’i jape mend shqiptareve.
Nje keshille per mediat, mjaft na i nxorret ne ekran me rolin e protagonistit dhe te Mesias, sikur keta na bejne edhe shiun edhe diellin.
Nje ere e re po fryn, flladit dhe frymezon qytetaret e lire kudo ne glob, ajo eshte era Trump.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*