Arti i interpretimit te zyrtareve te parase bashkohore. Nga Zef BUSHATI

 Iken godina e Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise. Mbas godines se Kinostudios “Shqiperia e Re” ku u krijuan dhe u xhiruan dhjetra filma shqiptare, qe ende edhe sot shqiptaret i ndjekin me kenaqesi, iku edhe nje tjeter simbol i artisteve, ” Lidhja e Shkrimtareve dhe Artisteve”. Godinat e artisteve dhe shkrimtareve po i zene njera mbas tjetres zyrtaret burokrat te cilet pasionin e tyre nuk kane artin por parate. Njera godine e Kinostudios akuzohet per shkaterrim te monumenteve te kultures per interesa personale e fitim prurese, tek godina tjeter e Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve thuhet se do punojne zyrtare te Vetingut qe do luftojne korrupsionin e pushtetit gjygjsor, legjislativ dhe ekzekutiv.

Thone se Ligji do jete Ligj, thone se Ligji do jete i barabarte per te gjithe, thone se do fusin ne burg te gjithe ata qe kane vjedhur parate e qytetareve taksapagues, thone qe do fusin ne burg kryeministra, ministra, deputete, gjygjtare dhe prokurore, thone qe jane dy ambasadore te cilet i ndihmojne, thone qe zyrtaret e larte i urrejne zyrtaret e Vetingut. Kjo e gjitha duket si nje subjekt filmi, si nje subjekt drame, si nje subjekt komedie te cilen e interpretojne aktore amatore te olimpiades se grupeve amatore te institucineve zyrtare.

Eh..shkrimtareve dhe artisteve, zyrtaret, jo vetem qe u moren godinat por iu vodhen edhe profesionin per te themeluar “Artin e interpretimit zyrtar te parase bashkohore”.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*