As dje nuk pati lajme. Dhe nuk ka për të patur më. Llesh P. Gjeta

I turren shqiptarët mediave: na çmendët! Vetëm vrasje, përdhunime, grabitje! Ç’është kështu me këto lajme?

Po! Përfundimi ky është. Sot gazetat janë të mbushura me babain që akuzohet se përdhunonte vajzën, vrasje me thikë për një gardh, ç’tha Berisha tek Eni Vasili mbrëmë e pastaj Besnik Mustafai….Pastaj sport: Gjimshiti, De Biazi. E më tej showbizz: Marina Vjollca, Noisi, Enca…

Ka kohë që nuk ka lajme. Shqipëria në fakt është aq vend i vogël e i parëndësishëm sa, nëse ka një lajm në ditë, do të qe fitore. Kur them “lajm”, dua të them diçka që pak a shumë cek të gjithë. Natyrisht që një vrasje me thikë bën përshtypje, por nuk është lajm për të mbajtur gazetat kryesore të vendit e portalet e tyre.

Pula vezën apo veza pulën?

E prodhuan mediat këtë situatë apo kjo situatë i ka çuar mediat këtu, është pyetja më e saktë. Në luftën për treg gazetat shqiptare të viteve ’90 futën si gjetje kronikën e zezë. Kish munguar gjatë diktaturës dhe nuk është se s’bën përshtypje ajo lloj gazetarie. Njerëzit kanë një kuriozitet të çuditshëm për vdekjen, sidomos vrasjen, dhe intrigës që qëndron pas saj. “Si ia prenë kokën…” “Ja çfarë tha….” “Ku u gjet kufoma….” “Ja si i zunë pritë….” . Përditë janë hapur , vite me rradhë, gazetat shqiptare me të tillë tituj. Për të tërhequr lexuesin e për të mbushur rreshtat. Por me a pa dashje spostuan lajmin, problemet e ditësh së lexuesve dhe informacionin e nevojshëm. “E! Kush lexon për halle në gazetë!” – përgjigjen me kompetencë filozofët e kësaj pune. “Ku ecën ekomomia o vëlla, kujt i intereson në televizion”? – duke harruar se në CNN një ndër emisionet më tërheqës është “Quest mean business”, ku një gazetar e ka kthyer në show ekonominë dhe informacionin e përtypur prej tij e konsumojnë me qejf miliona amerikanë ( dhe jo vetëm amerikanë )

Asnjë pushteti në fakt nuk i ka interesuar lajmi jashtë kontrollit të vetë pushtetit. Por sidomos rilindjes. Kështuqë, pak për pasojë të asaj që ka mbjellë vetë media, shumë për strategji të rilindjes, mëngjeset gdhihen me lajme vrasjesh, arrestimesh, përdhunimesh, drekat vazhdojnë me LIVE takimesh pushteti, seminare ku transmetohet i plotë fjalimi i kryeministrit e më tej kamerat ikin, kuvend gjithë ditën të enjten dhe debate në darkë që prodhojnë komente , opinione e analiza mëngjeseve

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*