Asnjë fjalë nga Edi Rama në Presheve për mungesën e teksteve shqip ne shkollat e Luginës. Nga Genc POLLO

Ky është shqetësimi kryesor për banorët atje. Tekstet shqip të dërguara nga Prishtina e Tirana bllokohen në kufi nga dogana serbe.
Kështu rezulton edhe nga dy vizita të Komisionit për Edukim e Media të Kuvendit dhe trajtuar nga të gjithë deputetët, mazhorancë e opozitë bashkë, në disa mbledhje pasuar me letra qeverisë për të tentuar zgjidhje. Edhe Zyra në Serbi e OSBE-së na e ka konfirmuar problemin në një takim me Komisionin tonë në Tiranë.
Në fakti Riza Halimi, deputet i Preshevës, në konferencë për shtyp krahas Edi Ramës e përmendi problemin e teksteve shqip. Por Rama heshti. Në fakt foli për eksportin e rilindjes (urbane) në Preshevë.
P. S. Rama tha në Presheve se u arrit zgjidhja për njohjen nga Serbia e diplomave shqiptare. Edhe para dy vjetësh kur takoi Vučić-in në Beograd kështu tha por kjo rezultoi e pavërtetë. Uroj të mos jetë gënjeshtër kësaj rradhe. Do e verifikojmë si Komision.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1277628408943609&id=152421281464333
http://www.kryeministria.al/al/newsroom/lajme/kapitull-te-ri-ne-marredheniet-me-shqiptaret-ne-luginen-e-presheves

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*