AVNI DELVINA OSE FRANCESKO GOJA SHQIPTAR. Nga Agim XHAFKA

Tashmë artistin Avni Delvina e njohin shumë të huaj e shumë shqiptarë. Nga pikturat e tij dhe nga kompozimet e shumta për probleme akute të vendit. Ky pejzaisht i rrallë,që shok ka veten e që nga larg dallohet si gjeni,njëkohësisht shfaqet dhe si kronist ngjarjesh kulmore. Ku nëpërmjet tablove impresionuese shfaq ide të mëdha,nxjerr problematikat e ditës dhe stigmatizon,si ai,politikanë e qeveritarë injorantë,hajdutë e vrases.

Avni Delvina është Francesko Goja i Shqiperise. U kujtohet skica gjeniale e tij me dy njerëz që mbajnë në kurriz dy gomerë. Me shënimin:”Mbaji se mirë i ke!”

Në këtë stil e me kaq përshtypje na shfaqet Francesko Delvina kur kompozon deputetet tanë në ajrim,jo në oborr të burgut,por para parlamentit. Një e vertetë drithëruese. Që shtetin na e kanë rrëmbyer bandat. Apo salla e ligjvënësve mbushur me hashash dhe populli dele duke kullotur atje.

Piktori Delvina ka 27 vjet që është larguar nga Atdheu. Bir i një familjeje të madhe,me emër për kontribute ndaj vendit,i goditur nga komunistët egër e pa mëshirë,gjendet herë pas here në Atdhe dhe përpiqet t’i mjekojë plagët. I dhemb ikja e brezit të ri ndaj ka realizuar me emocion kompozimin e Statujë së Lirisë që po e pushtojnë shqiptaret.

Krijimtaria e këtij kolosi flet qartë,saktë dhe godet ashpër në shenjë. Se Delvina krahas artist është qytetar që nuk perbuz misionin e opozitarit. Ai është palca e shoqerisë civile,është revolta dhe pakënaqësia e njerëzve që dhimbje kanë dashurinë.

Nuk e teproj që e krahasoj me Gojën. Ngjasin  në talent dhe në shqetësim. I bashkon dhimbja për tokën,për ajrin,për lindjen dhe vdekjen. Kanjë veç një brengë,të mos u lëndohet mëmëdheu…Nderohem si shqiptar prej teje,jam krenar me ty,sir Delvina!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*