Basha po godet LSI-në….për llogari të Ramës? SHËNIM

PD dorasi i Ramës për të asgjësuar LSI-në!? Çne? A është pjesë e marrëveshjes së Ramës me Bashën përdorimi i “teknikëve” të emèruar nga opozita në qeveri si mashë e kryeministrit për të nxjerrë nga zjarri gështenjën LSI? Për fat tkeq duket se PO

Fati i keq nuk është se po goditet LSI -a. Aq më pak zyrtarët e saj në administratën Rama. Fat i keq është pèrdorja e PD-së dhe pranimi nga Basha i rolit të mashës.

Goditja e drejtorëve dhe funksionarëve të vendosur nga Meta në administratë sipas marrëveshjes së ngjalave 2013 dhe zëvendësimi me “teknikë” DEMOKRATË na le të kuptojmë se në marrëveshjen e 17 majit Rama i ka ofruar fetën e Metës Bashës, me kusht që atë fetë ta rrëmbejë vet. Pra me ministrat “teknikë” të heqë drejtorët e shefat e vendosur nga Meta e t’i zëvendësojë me të parnerit të ri.

Në kushtet e një PD-je kaotike në këtë fushatë, ndezja e armiqësisë me njjë kockë të fortë si LSI-a veç dëm i bën. Përveç problemeve të brendshme, alternativës aspak konkrete e bindëse të “republikës së re”, shporitjeve konstante të Ramës për gjumin e Lulit dhe destruktivitetin e demokratëve, hapet edhe ky front me një kundërshtar tejet të egër, pasi këto zgjedhje s’lufton më për pushtet por për jetë a vdekje.

Pra a e ka hapur këtë front Basha për ca vende pune? Apo për llogari të Ramës, në betejën finale për një pushtet me vetëm dy parti? Në rastin e parë do të qe idiotësi dëshpëruese. Në rastin e dytë një djallëI bashkëqeverisëse. Në këtë rast përforcohet teza se Basha këtë herë ka qëllim një rezultat sa më të dobët për vete që të ketë sa më shumë moral bashkëqeverisjeje me Ramën në 4 vitet në vijim.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*