Basha sulmon kundërshtarët në PD. Njerëzit e afërt koordinojnë goditjen.

Ekziston një grup real pranë Lulzim Bashës që prodhon shpifje, sharje dhe fake news ndaj atyre që mendojnë ndryshe në Partinë Demokratike.

 Njëri prej tyre është ky tipi këtu. Në ballinën e profilit të tij ka vendosur një foto shumë domethënëse. Është çasti pas daljes së kryetarit të PD – së për të deklaruar se nuk dorëhiqet pas humbjes së 25 qershorit por ngrin disa prej funksioneve të tij. Siç na kujtohet, pas asaj deklarata u dëgjuan ca duartrokitje. Ishin të këtij grupi mbështetësish dhe personi në fjalë u shty për t’i qenë sa më pranë.

Ja dhe fotoja e zmadhuar ku ndjekësi i kryetarit shfaqet me një shkëlqim lumturie që ndodhet në krah të udhëheqësit.

Deri këtu nuk ka ndonjë çudi a befasi. Shumëkush ia ka parë hajrin kësaj metode për të bërë karierë.

Por çështja qëndron se ky individ dhe disa të tjerë të këtij grupi, janë hiperaktivë në goditjen e të tjerëve në PD. Rasti më i fundit i këtij krahut të djathë të Bashës ishte mbrëmë, kur manipuloi shëmtuar daljen e Tomor Alizotit në një emision televiziv.

Pjesa djallëzore e këtij individi të grupit të “mbrojtjes” së Bashës është se manipulon ulët me vendin e Alizotit në tryezë, duke thënë “del krah Mero Bazes…” . Pasi këtë spekullim e denoncon avokati Altin Goxhaj, ky e fshin në çast postimin.

Akti i tentativës së pèrbaltjes mbrëmë të Tomor Alizotit është serial intensiv i një fushate të zellshme nga ky grup i mirëorganizuar dhe drejtuar kundër cilitdo që mund të rrezikojë udhëheqësin Lulzim Basha. Ishin po këta që gjetën pak ditë më parë një foto të para katër viteve të Patozit me Mero Bazen, të Patozit në kazino, që kanë shpèrndarë fake news për Topallin, Imamin etj.

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*