Basha – totem i të dëshpëruarve që kanë frikë të shohin të vërtetën. Nga Koli Nozi

Pas humbjes së të dielës në Dibër shpërtheu një valë empatie e demokratëve ndaj kryetarit Basha. Empati që jo rrallë arriti në kufijtë e agresivitetit. Militantë a simpatizantë demokratë “të vrisnin” për kryetarin, sidomos po të thoje/thuash se “fajin për humbjen e ka kryetari” apo më keq akoma: “Basha duhet të ikë”….”Basha është i paaftë”……”Basha e ka shitur”.

Më besoni,  përveç bythlëpirësve që e kanë zanat “daljen zot” kryetarit për të fituar ndonjë kothere,  kusuri e ka me shpirt sherri  kur i prek Lulin.  Kjo kategori – e madhe në numër – në rradhë të parë refuzon t’ia thojë vetvetes qoftë edhe një nga këto teza, pasi do t’i duhet si fillim të përballet me një realitet të ri. Do t’i duhet të pranojë para vetes e botës se është një idiot, dele, kaqol, i tërhequr për hunde poshtërsisht. Pas pranimit të këtij realiteti do t’i duhet reagimi.

Pra, më besoni,  edhe nga bisedat me shumë demokratë kupton se me dhunë të madhe i mbushin mendjen në rradhë të parë vetes, “se kryetari është i miri, është i zoti. Por në PD ka nepërka që e hanë nga poshtë!  Ata e grijnë partinë, ata e helmojnë kryetarin.” Njëlloj si në kohë të Enverit kur shqiptari i shtypur e poshtëruar nga diktatura filozofonte: “I kthjellët rrjedh uji nga lart por turbullohet rrugës”….për ta kthyer në 90-ën në “Peshku qelbet nga koka”

Pra kur të shajnë a bërtasin, kur gafurren a kërcënojnë, s’e kanë hiç me ty por me veten. Ky kult individi ngrihet frikshëm nga masat që kanë nevojë për identitet, përkatësi, grup e udhëheqës. Ndaj dhe veten këta e ruajnë me çdo mjet që të mos dëgjojë, mendojë a arsyetojë se #LulzimBashakryeministër nuk është i duhuri. Në rëntë totemi Basha, e gjithë tribuja blu është e destinuar të shpëtbëhet sa hap e mbyll sytë.

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*