Bastardohet Urdhëri i Psikologut. Edhe pse s’është bërë kuorumi , po legjitimohet.

Nisi poshtërsisht, vazhdoi me skandal dhe po përfundon me karagjozllëk proçesi i konstituimit të Urdhërit të Psikologut.

Sot , edhe pse duhej të qe proçes i pavarur, votimi nisi nën patronazhin, presionin dhe prezencën impozante të ministrisë së Blendi Klosit. Nuk ndodhi “A”-ja e një mbledhjeje asambleje që pason me votim: numërimi i pjesmarrësve. Pa konfirmuar kuorumin filluan me ngut votimin, i cili duhej të mbaronte në 0rën 16, por ngaqë kuorumi nuk u bë, për shkak se shumë prej psikologëve e denoncuan si të manipuluar proçesin e nuk morën pjesë në të. As në 16, as në 17, as në 18 nuk u bë kuorumi, edhe pse me urdhër  drejtorët e shkollave dhe ata që kanë nën vartësi psikologë i çuan tek Katerdralja.

E prapë nuk është plotësuar numri i duhur , megjithatë votat po numërohen, në kundërshtim kriminal me ligjin dhe çdo format votimi. 389 kanë qenë fletët e hedhura në kuti, pra kaq edhe pjesmarrës në votim, ndërkohë që kuorumi, që ky proçes të quhet i vlefshëm , duhet të qe 436 pjesmarrës!

Përtej çdo fantazie, ka ndodhur edhe kjo: vëzhguesve, komisionerët, nuk i tregojnë proçesverbalet….

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*