Basti për ambasadorin Lu. Ç’do bëjë Koli po humbi…

Koli – Koçi vë bast se, po qe ende ambasador ky Luja e s’e ka ndërruar Trampi, ndryshe nga sivjet, mot do ta shohë hashashin në Shqipëri.

Koçi – Pse je kaq i sigurtë? Siç nuk e pa sivjet nuk e sheh as mot!

Koli – Ore unë vë bast! Ç’të duash ti!

Koçi – Gjithçka, gjithçka që dua unë?

Koli – Ore më ekstremin që të shkon ndërmend!

Koçi – Ok pra! Po e humbe bastin, mot në këtë kohë do dalësh në punë vullnetare kur të të kërkojë Lal’Fiqo.

Koli -….mirë! Edhe këtë e pranoj.

Koçi – Uaaaa! Kaq i sigurtë qenke që fiton bastin?

Koli – Ëëë! Epo mot është president ai: MAKE AMERICA GREAT AGAIN!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*