Beteja djallëzore e Ramës për…të ikur! Nga Armir SHKURTI

Edi Rama po punon fort që ta rrëzojë qeverinë e tij dhe ta çojnë vendin në zgjedhje të parakohëshme sa më shpejt, me këtë kod zgjedhor e këtë infrastrukturë zgjedhore, para se vala e cunamit Trump të kalojë kontinentin e të mbërrijë edhe tek ne. Shkarkimi gjithë arrogancë i ministrit Manjani qe provokim i hapur për ta detyruar Ilir Metën të reagonte e të prishte koalicionin. Meta ka dhënë prova që e bën. Jo vetëm për një ministër, por edhe punonjës shumë më të ulët në hierarki, ka deklaruar se prish në çast koalicionin nëse cënohen.

Kur kreu i LSI, pak orë pasi u shkarkua Manjani shkoi përkrahu me Petrit Vasilin tek Presidenti, mediat e rilindjes “konstatuan” se “Meta u thye”, “Meta u përul, u nënshtrua, u dorëzua…..”

Në fakt Meta doli dje dhe konfirmoi se as ka frikë nga njeri dhe as i trembet daljes në opozitë. Por sot Rama përshkallëzoi provokimin, duke treguar haptas se po i intereson me çdo kusht rënia e qeverisë së tij, por jo duke qenë ai shkaktari; Goditi ministrin tjetër të LSI, Lefter Koka.  Po provokon deri në poshtërim aleatin, i cili është mjeshtë në situata të tilla e nuk po duket se ka ndërmend t’ia japë atë kënaqësi udhëheqësit të rilindjes

Mediat sikur s’e patën me qejf ta përmendin, por me Petrit Vasilin si zëvendësues të Manjanit , kryetari i LSI i nguli një thumb shumë të hidhur kolegut të PS. ….

Ju thotë gjë kjo foto? 😉

Është marrë në ceremoninë e betimit të Presidentit Donald Trump. Gjatë këtij udhëtimi mësohet se kreu i LSI takoi personalitete të rëndësishme të stafit të Trump. Me të ishte …edhe Vasili!

Po nejse, se për llogari të kujt e kërkon këtë destabilitet Rama, e kemi thënë prej kohësh. Çështja është a do ta ketë këtë mundësi? Meta deri sonte në mbrëmje nuk ia ka dhënë shansin. Por Rama nuk i ka humbur shpresat.

Sonte mbrëma kryetari i PD – së njoftoi protestë më 18 shkurt, ngjarje që ndodh pas 14 muajsh. Qëllimin fisnik të Bashës për të ngritur popullin në këmbë kundër qeverisë. Siç kanë ardhur punët ka të ngjarë që Rama ta shfrytëzojë këtë situatë për t’u dorëzuar.

A po bëj thirrje që Basha të mbajë në këmbë ende Ramën, për të mos i dhënë atij mundësinë të verë në zbatim planin e tij? Jo! Përkundrazi. Ama largimi i kësaj qeverie nga opozita ka kuptim vetëm nëse kërkohet një qeveri teknike, pa Ramën e Tahirin, që thjeshtë të çojë vendin në zgjedhje.

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*