Blushi si Goldshtajni i Ramës. I dëmshëm a i dobishëm? KOMENT

Në librin 1984 të Xhorxh Oruellit është një personazh i rëndësishëm. Ai ishte njeriu që i bënte kritikat më të sakta e më të mprehta pushtetit. Natyrisht ishte njeri i pushtetit dhe fjalët e tij shfaqeshin në ekrane të mëdhenj, në sallat e ndërmarrjeve, ku në grup njerëzit duhej ta shanin e mallkonin Goldshtajnin, por ndërkohë edhe të survejonin njëri – tjetrin se kush kishte më pak zell e kush nuk bërtiste me shpirt.

Edhe me fjalimin e djeshëm në Kuvend Ben Blushi s’është veçse një Goldshtajn i Ramës. Një si ai i plotëson kryetarit të rilindjes kostumin e demokratit. Formalisht kryeministri jo vetëm ka “demokraci funksionale” pasi opozita i ushtron normalisht të gjitha të drejtat e detyrat që i lejon ligji…por na paskësh edhe “zëra” brenda pushtetit, që ç’nuk i thonë këtij udhëheqësi, e ai as i heq e as i përndjek.

Muaj më parë deputeti Blushi u ngjit në krye të një lëvizjeje brenda partisë së tij. Figura politike dhe socialistë të thjeshtë, të zhgënjyer nga Rama, nisën organizimin e një fryme (pse jo grupi) për rikthimin e demokracisë në PS. Në atë kohë edhe “opozita” e Blushin u mpreh e u nxeh. Bënte lajm çdo dalje e tij në foltoren e kuvendit, çdo shkrim, çdo thashethem. Shumë më tepër se konferencat për shtyp, deklaratat e debatet e opozitës. Erdhi kongresi i PS dhe Blushi papritur doli si përfaqësues i këtij grupi. Pas kongresit…..gjithçka u shua!

Dje në Kuvend pritej një betejë e nxehtë për shkak të humbjes së PD – së në Dibër dhe akuzave se “fitoi mafia”. Por…pa shih? Kush bëri lajm?? Ben Blushi!! Ky e mprehu shpatën sa majtas – djathtas e ua nguli pa dallim të gjithëve: Delirit, Salirit dhe Ilirit! Ky, parimori!

Si në çdo fushë tjetër , në politikë edhe më shumë gjërat maten me rezultatin. Ç’rezultat jep opozitarizmi i Ben Blushit?

1. Pas çdo kritike i jep pikë Ramës si tolerant e liberal

2. Ka kthyer në zero çdo lëvizje anti Ramë , nga ato që ka marrë përsipër apo ka qenë pjesë e rëndësishme

3. Çorienton opozitarizmin dhe mendimin kritik, duke e orientuar sipas interesave të pushtetit, për shkak të oratorisë, sharmit dhe përvojës që ka si politikan, gazetar dhe njeri i letrave.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*