BREAKING NEWS! Lal’Eri luan çelsin! …po kujt i plasi?

Lajm i madh. Kryetari i bashkisë së Tiranës ka luajtur një çelës e ka ndezur dritat. Është një gjë që e bëjnë edhe kalamajtë nga 4 vjeç e sipër sa herë hyjnë e dalin në hale. Tak! Luajnë një çelës dhe drita ndizet. Tak! E luajnë nga ana tjetër dhe drita fiket. Por ky nuk është lajm. Lajm është kur e bën Lal’Eri, kryetar i bashkisë!

Këto mediat e bythës na e kanë pështirosur lajmin aty ku s’thuhet. As në kohën e komunizmit nuk ka patur lajm kaq idiot se kush ndez dritat. Jo për gjë, por nuk është punë, e para dhe e dyta, në qoftë punë, e bëjnë pa mund edhe punëtorët e komunales, ka munduar Erionin me zonjën për krahu.

Nuk është se pemën e ka blerë me rrogën e vet a kursimet e mamasë, që të bëhet lajm. Me paratë tona e ka bërë…

…dhe jo se vërtet është aq idiot sa të ngazëllehet për ndezjen e dritave. Por i duhet të dalë në televizor me çdo mjet. Edhe kur s’bën asnjë punë, e gjen një sebep. Dhe atij i lumtë, po këtyre mediave të bythës ç’tu thuash, që e bëjnë lajm?

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*