Brilant Nard Ndoka në replikën me “të indinjuarit” për këtë foto! Lexo komentin.

Pasi ka veshur në një spektakël televiziv këtë bluzë me shqiponjën kombëtare të stilizuar si svastika, komente plot pathos kanë shpërthyer kundër politikanit Nard Ndoka. Një koleg yni, krahas fotos ka botuar këtë status:

Mbase kjo është fotoja më e tmerrshme që kam parë ndonjëherë në internet…!!!
Kjo foto paraqet stadin aktual të ndjeshmërive estetike, të botëkuptimit socio-kulturor, i cili jo vetëm ka prekur fundin, por ka filluar të gërmojë…
Duhen braktisur dhe ndalur sa më parë, abuzuesit e çartur dhe të abuzuarit kokëboshë !!

Menjëherë ka vërshuar korri i “të revoltuarve”, “të indinjuarve”, “të neveriturve”, pjesa më e madhe e të cilëve duket qartë që nuk e kanë idenë se në ç’kontekst vjen kjo foto.

Por brilant ka qenë komenti i vet Nard Ndokës në këtë status. Plot kulturë dhe qetësi, ja se si u është përgjigjur:

Nard Ndoka (E bukur per tu lexuar nga te gjithe edhe per ata, qe nuk ‘gabojne’ kurrë)!

E la qenin ne shtepi me qellim qe ti ruaj femijen e vogel dhe shkoi per gjueti.

Kur u kthye e gjeti qenin duke lehur para shtepise dhe dhembet e tij ishin te gjakosur.

Mendoi, ashtu si te gjithe ne do mendonim, qe qeni ka ngrene foshnjen!
I inatosur e qellon qenin me pushke dhe e vret, hyri me te shpejte ne shtepi qe te shohi
gjendjen e foshnjes se tij.

Por papritmas ai sheh ne shtepi nje ujk te pergjakur te ngordhur, ndersa foshnjen nuk e
kishte prekur asgje e keqe!

Paramendoni ndjenjat e ketij personi per mekatin qe beri dhe per deshperimin, qe e shoqeroi gjithe jeten e tij!

Mendoni sa njerez jane vrare padrejtesisht!
Sa njerez jane ndare me njeri tjetrin per shkak te keqkuptimit.
Sa njerez jane ndare me njeri tjetrin per shkak te nje gabimi.

Vllezer dhe motra, mos shikoni vetem me syte tuaj, por shikoni
dhe me mendjet tuaja.

Informohuni mire dhe mos gjykoni me shikimin e pare.
Informohuni mire, para se te bini ne ndonje gabim, qe do deshperoheni per te gjithe jeten tuaj!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*