Bujqësia, qoka e radhës. Nga prof. dr. Dritan Laçi

Ne keto dite te ftohta ku cdonjeri perpiqet te rrije ngrohte ne shtepi me doli ne ekranin e TV Ministri Bujqesise e ca te tjere te cilet kishin dale ne Kavaje per gripin e shpendve. Te them te drejten ne fillim mendova “e hengrem edhe ne” pasi per vitin  2016 u raportuan shperthime epidemike te gripit ne Austri, Danimarke, France, Gjermani, Hungari, Hollande, Poloni, Suedi. Kjo situate i ngjason pak a shume asaj te vitit 2015 kur nje virus i ngjashem me kete aktualin shkaktoi epidemi ne 6 vende europiane. Meqenese informacioni per gripin e shpendeve ka qene sporadik dhe joprofesional, po dua te informoj se gripi i shpendeve eshte semundje infektive e shkaktuar nga viruset e Tipit A. Ekzistojne edhe viruset e tipi B dhe C por qe nuk i prekin shpendet. Grupi i tipit A eshte virus qe kalsifikohet ne dy lloje: me patogjenitet te larte (H5N8) dhe viruse me patogjenitet te ulet (H5N8).

Ne shtator te 2016, Organizata e Ushqimit dhe Bujqesise (FAO) dhe Kombet e Bashkuara, pas zbulimit te virusit ne Rusi ngriten alarmin per mundesine e futjes se virusit te gripit te shpendit (HPAI H5N8) me patogjenitet te larte ne Europe Rruga e mundeshme e futjes ne Europe u supozua rrugetimi migrator i zogjve shtegtar (rosa, pata, mjelma etj) drejt Europes per te dimeruar.  Nga 30 tetori i 2016 deri me 6 dhjetor te 2016, 13 vende Europiane (Austria, Kroacia, Danimarka, Finlanda, Gjermania, Hungaria, Hollanda, Polonia, Rumania, Rusia, Serbia Zvicera dhe Suedia) kane raportuar identifikimin e virusit te gripit me patogjenicitet te larte (H5N8) ne zogjte e eger dhe ne kafshet e kopshteve zoologjike. Qe nga sinjalizimet e para ne tetor virusi eshte shperndare me shpejtesi ne Europen qendrore dhe ne shumicen e rasteve virusi ka prekur zogjte e eger te ujit, por edhe zogjte grabitqar qe ushqehen me shpendet e ngordhura si pasoje e gripit te shpendeve. Nderkohe vendet e fundit Europiane qe deklaruan prezencen e virusit H5N8 jane Greqia dhe Bullgaria si dhe vendet fqinje Mali i zi dhe Maqedonia. Per sa i perket vendeve fqinje ne zonen e Podgorices eshte identifikuar virusi (H5N5). Mbas ketij shpjegimi, per Shqiperine eshte veshtire te shkruash dhe situata per virusn e gripit te shpendeve H5N8 eshte nje enigme. Ministria e Bujqesise dhe autoritetet qe i mbajne iso, lajmerojne se kane ndaluar importin e kafsheve te gjalla nga vendet e prekura, dhe deklarojne se kane marre masat perkatese.

Per sa i perket masave perkatese askush nga te interesuarit e sektorit te shpendarise nuk ka marre informacione te detajuara mbi masat qe duhet te praktikojne qe te ulin sa me shume rrezikun e infektimit te shpendeve te mbareshtruar per veze apo mish. Nuk rezulton asnje informacion mbi numrin e shpendeve te eger te nalizuar sidomos nga zonat me vendet fqinje ku tashme eshte vertetuar prezenca e virusit. Nuk ekziston asnje informacion se sa ferma shpendesh jane vleresuar, me cfare testesh dhe me cfare rezultatesh. Nuk rezulton asnje informacion se cfare masash duhen nderrmare nga autoritetet perkatese, fermeret ne rast dyshimi apo shperthimi epidemie.

 

Ajo qe shohim eshte analoge me situaten qe ndodhi me LSD ne gjedh. Ministria deklaron se e ka mundur virusin pasi virusi beri kerdine. Gjithashtu deklaron se do zhdemtohen fermeret me nje fond prej 3 milion eurosh. Kjo katastrofe ekonomike mund te shmangej me nje fond 10 here me te ulet duke vaksinuar ne kohe bagetine dhe duke ndermare nje fushate sensibilizimi te pershtateshme. I kujtojme ministrit se 3 milion eurot jane te taksapaguesve dhe ne vend qe te perdoren per demshperblime si pasoje e demeve te shkaktuara nga nje sherbim veterinar totalisht i c’organizuar dhe i paafte mund ti jepeshin fermereve si ndihma per te ndihmuar bizneset ne prag te falimentimit.

Sigurisht, qe mbas festave duhet te intensifikohen vizitat por jo aty ku duhet si ne pikat doganore ku gjithecka mungon por ne ferma, ne zemer te shqiperise Kavaje dhe kjo per show elektoral. Me ndezjen e motorreve elektorale mbase LSI do ti duhet te shtype mbi 10 milion tesera te reja per shpendet e mbareshtruar ne Shqiperi. Per me teper, gjate vizitave show, keta drejtues vete na tregojne thyerje totale te rregullave higjeno-sanitare kur Minsitri na shfaqet i veshur nga koka te kembet sipas rregullores ndersa oborrtaret dhe kameramanet nga rruga futen neper stalla, duke e shumefishuar rrezikun e infektimit te ketyre strukturave qe vizitohen per qellime propagandistike. Ne nje moment te tille kur epidemia e gripit po ben kerdine ne Evrope, ministri na mer oborrtaret dhe na i fut ne stalla te mbareshtrimit te shpendeve per te na siguruar qe masat jo vetem nuk jane marre por po shkelen drejt per se drejti ne emisionin e lajmeve.

Le te shpresojme qe keto dite ministri te vazhdoje propaganden ne liqenin e Shkodres apo te Pogradecit ne kerkim te zogjve shtegtare. Te shpresojme qe me masat e marra Ministri nenkupton rritjen e kapaciteteve laboratorike te ISUV per identifikimin dhe tipizimin e virusve te gripit qe mund te kalojne ne vendin tone. Gjithashtu kurioze eshte situata neper pikat doganore, ku pervecse kontenierave (zyrat) e sherbimit veterinar te dhuruar nga Komuniteti Europian disa vite me pare nuk ka asnje strukture apo mjet tjeter per kontrollin e duhur te kamioneve apo makinave qe futen ne territorin shqiptar nga vendet fqinje tashme te deklaruara me Virusin H5N8. Asnje pike doganore nuk kryen dizinfektime te mjeteve qe kalojne neper pikat doganore. Asnje monitorim i zogjve shtegetar nuk eshte konfirmuar. Asnje flete palosje nuk eshte shperndare per te informuar publikun apo te interesuarit e sektorit.

Interesi i shendetit publik per kete virus eshte teper i larte per faktin qe keto viruse ne raste te rralla mund te infektojne edhe njerezit. Duhet theksuar se nuk eshte per tu alarmuar, pasi rastet e transmetimit nga kafshet tek njerezit jane shume te rralla.  Gjithashtu mishi i shpendit, vezet apo derivatet e tyre nuk kane qene pergjegjese ne asnje rast deri me sot per trasmetimin e ketij virusi tek njerezit. Me te rrezikuar jane ata persona qe per arsye profesionale jane ne kontakt te ngushte me shpendet e semure apo materialet patologjike qe derivojne nga keto shpende ndaj ky virus duhet te mbahet nen vezhgim per te identifikuar cdo lloj adaptimi qe mund te ndodh me kalimin e kohes.

 

Karkateristikat e virusit H5N8 nuk sugjerojne per ndonje rrezik pandemik. Gjithsesi, mungesa e imunitetit tek njerezit per kete lloj virusi si dhe rritja e shperndarjes gjeografike dhe incidenca ne kafshe e justifikojne monitorimin konstant te shperthimit te epidemive tek zogjte. Shqetesimet aktuale te veterinerve perfshijne aftesite potenciale qe ka virusi per te infektuar gjitaret e tjere si qente apo macet: per kete duhen shtuar perkujdesjet per te minimizuar ekspozimin e ketyre kafsheve ndaj virusit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*