Bylykbashi:T’ia kursejme historise se Durresit Dakon dhe Velen e betonit!

“Durresi i ngjan Romes ne miniature, nese e pret vertikalisht eshte si nje torte e qyteterimit, do te shohesh te gjitha shtresat me te rendesishme te historise se Mesdheut ne 2700 vitet e fundit. Roma eshte 2800 vjeçare, vetem 100 vjet me e vjeter. Ju nuk duhet tia keni ziline askujt! Ju nuk keni vetem qyteterimin ilir, ju keni nje thesar per kulturen boterore. Amfiteatri juaj eshte amfiteatri i trete me i madh jashte Italise” Keto ishin fjalet e nje eksperteje italiane te cilat mi thoshte ne 2003. Asaj i dhimbsej Durresi po aq sa mua dhe çdo qytetari qe i thote vetes durrsak, por as asaj dhe as mua nuk na kishte shkuar mendja se arroganca dhe deliri politik i nje kryetari bashkie qe i sheh qytetaret si dele qe nuk bzajne, eshte me shkaterruese edhe se korrupsioni i babezitur i atyre qe thjesht japin leje ndertimi per tu pasuruar.

Eshte mese e vertete. Ne Durres kemi qyteterimin e koloneve helen qe e themeluan, iliret qe e banuan, romaket qe e pushtuan dhe e kthyen ne nje nga qytetet me te medhenj te perandorise te quajtur “Taverna e Adriatikut dhe nga ku nisen Via Egnatia qe bashkonte Romen me Bizantin, bizantinet qe ringriten muret te ngjashme me ato te Kostandinopomjes per nga fortesia, normanet qe e pushtuan, venecianet qe e kthyen ne nje prej qendrave kryesore te Republikes se doxheve, princerit arberesh qe e qeverisen ne mesjete, turqit qe e pushtuan ne 1501 dhe ia zvogeluan rendesine, arkitekturen e viteve 20-30 qe sheshi me stil arabesk i Dakos e zhduku nga memoria e durrsakeve dhe deri tek kompleksi prane Torres Veneciane ku te gjithe e kemi nje foto si kujtim nga femijeria.

 

Vela e betonit nuk i duhet kesaj historie te jashtezakonshme. Vetem e shemton dhe i vjedh parate durrsakeve.Sot Dako ka marre guximin qe te shkoje ne komision parlamentar per te justifikuar masakren arkeologjike. Me siguri qe do tu kene shkruar edhe fjalet me te cilat deputetet e qeverise do e mbeshtesin megallomanine e tij per te hyre ne histori me nje banalitet betoni. Madje po perpiqen te thone: “He mo, se rrenoja osmane jane”. Turp! Qytete te tjera me zor gjejne nje cope mur 200 vjeçar dhe e nxjerrin ne pah, ne paskemi luksin ti varrosim shtresat e historise nen beton. Dhe ku pa, mu ne hyrjen e qytetit, aty ku vene kemben per here te pare turistet. Fakti qe po dalin kaq shume artefakte tregon se sa intensitet historik ka ai vend.

Imagjinoni se çdo te mund te behej me 6 milion dollaret e Veles se betonit per te nxjerre ne pah Amfiteatrin, farin antik prane Bashkise qe eshte nje nga faret me te njohur te Mesdheut, cfare do te zbulohej ne sheshin e Bashkise apo prane Torres, do te perfundohej Muzeu Arkeologjik. Kroçerat do te ndalonin ne Durres per te vizituar kete thesar historik, por as qe u shkon ne mend per Velen prej betoni. E gjithe kjo do te sillte para per durrsaket kurse Vela do t’i beje hije Torres. Torra Veneciane nuk ka nevoje per hije, Dako po deshi le te mbaje çader!

Arkeologjia e Durresit nuk eshte vetem e durrsakeve, aq me pak e atyre qe votojne Dakon me lista zgjedhesish te importuar nga rrethet. Eshte PASURI KOMBETARE dhe e NJEREZIMIT. Ne nje vend normal do te zhvillohej edhe referendum per ta mbrojtur arkeologjine e Durresit. Por Dako ka Ramen qe i vret referendumet e qytetareve. Kujtoni referendumin e plehrave qe e ndaloi!

Arroganca po mbyt durrsaket si tymi i plehrave qe digjen ne Porto Romano dhe helmon ajrin e Durresit nderkohe qe kryebashkiaku shpenzon 6 milione dollaret per beton. Sheshi eshte zgjidhja per voten qe nuk blihet. Me 18 shkurt, kujt i dhimbset Durresi, i djathte, i majte me arsye qytetare apo pa parti, e ka nje vend ne shesh qe ta ndalim kete maskarade te arrogances se ketyre qe po na qeverisin!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*