Ça bëhet me emrat e rrugëve!! Jo vetëm në Tiranë….

Në Bulevard, rruga që vjen nga Presidenca, ndan hotel Rogner nga Pallati i Kongreseve dhe del tek RTSH paskësh marrë emrin Gjergji Filipi. I ndjeri Gjergji ishte drejtori i INSTAT kur Rama shkarkoi nga ajo detyrë ish drejtoreshën Ines Nurja. Pas dy vitesh ndërroi jetë nga një sëmundje.

Shqipëria ka goxha probleme të hapura me historinë e saj. Ajo ende nuk është shkruar dhe mesa duket as që ka ndërmend të shkruajë njeri një histori të vërtetë të këtij vendi, pasi atyre që e kanë në dorë u intereson. Por kjo që po ndodh edhe me emrat e rrugëve është një fshirje me themel e çdo memorje historike dhe kthimi në vitin zero të gjithçkaje. Nuk është ky rasti i parë dhe i vetmi. Ka edhe më çuditshëm. Përshembull, një rruge pas Gjuhëve të Huaja, Lal’ Eri i ka vënë rrugën “Rruga e Artjonit”, të ndjerit djalë të Visar Zhiti. I mjeri djalë vdiq në një aksident me motor……

Ka historia e këtij vendi gra e burra që janë gurë kilometrikë të historisë dhe identitetit të tij, ka ngjarje që kanë përcaktuar fatet e qenies së Shqiptarëve. Ka figura artistike, kulturore, publike, që kanë hyrë në ADN – në kombëtare që sot mungojnë. Ka një popullsi shqiptare të përndjekur nga komunizmi me të vrarë me gjyq a pa gjyq, dënuar e torturuar burgjeve e hetuesive, internuar kampeve të punës a çmendur spitaleve psiqiatrike. Ata nuk janë nëpër rrugët tona.

SHBA e disa shtete të tjera e kanë zgjidhur me numra. Rrugët dhe bulevardet nuk kanë emra por numra. Ndërsa ata vende që përdorin emra, të parën gjë që bëjnë, është profili i lartë i atij emri. Sot Tirana skuq nga emra komunistësh të vrarë, atentatorë, siç natyrisht edhe dëshmorësh e heronjsh të vërtetë lufte, por mungojnë nacionalistët dhe një pjesë e konsiderueshme e figurave të dënuara dhe harruara nga diktatura e Hoxhës. Nuk po flasim për rrethet, se aty ça nuk gjen. Në Pogradec, për shembull, i ke njëra pas tjetrës rrugën 24 maji , që është kongresi komunist i Përmetit, 11 janari, që është dita e themelimit të ushtrisë komuniste, data të hequra me ligj pas rënies së komunizmit , si pjesë e doktrinës dhe propagandës komuniste.

 

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

2 Comments

  1. Une banoj ne rr. Kajo Karafili…atentator me nam i komunisteve, thene me thjesht..vrases me pagese…

  2. Po shkoni ne Kamez e shikoni,si e ka katandisur Xhelali ,me emra dubai Australia America ,,nju jorku,Berluskoni ,Sarkozi,e maskaralliqe,qe vetem nje injorant mund ti beje

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*