Cfare po luhet !?? Nga Sevin SERJANI

 

Zhvillimet e fundit politike kane corjentuar se tepermi opinionin publik , dhe analistet jane rreshtuar ne llogoret e atyre qe ushqehen . Ndonse situata politike jep avazhtazhe per te bere konspiracione ne dobi te faktoreve politik shqiptar , por per te dhene nje orjentim duhet nje analize me shume politike sesa nje analize konsipirative . Le te analizojme te treja rrymat . Ne kampin opozitar kemi nje Cader e cila u kthye ne simbol te nje rezistence te munguar nga opozita, e cila deri ne 17 shkurt ishte inekzistente . Kemi faktorin LSI , dhe se fundmi PDIU , te cilet aktualisht kane kaluar ne mbrojtje duke lene lojen e hapur per dy partite e medhaja , ky veprim i LSI-se ka cformesuar mandatet kokeforte ne parlament dhe ka hapur mundesine per nje balancim forcash . Ndersa ne kampin tjeter , Rilindja e konsoliduar me pushtet kerkon ta vendos kete pushtet ne sherbim te fitores se 18 qeshorit . Tani le ti analizojme keto fakte , LSI e PDIU kerkon te mbaj ne pushtet Ramen , i cili ne keto momente do preferonte te merrte rolin e opozites duke leshuar terren jo per qeveri teknike , por per te dhene shkas nje dakortesie te votave PD+(aleate ) dhe LSI e PDIU , cka do ti jepte mundesi PS te hynte ne zgjedhje me gojen plot si “opozite” duke mos mbajtur pergjegjesite e mandatit 4 vjecar te qeverisjes . Vetem keshtu mund te lexohet edhe emerimi i Xhafes si minister i mbrojtjes , apo kokefortesise per munges dialogu . LSI , nese do qendronte midis dy zjarreve atehere ajo mund te mblidhte kostot e qeverisjes se Rilindjes ndaj shpjegohet kalimi ne mbrojtje te Metes me deklaraten nga selia e LSI. Ndersa PD , e rizgjuar tashme ka hapur zjarr ne dy drejtime ne ate te nje qeverie teknike e cila nga situata e solcialo-politike i jep te drejten legjitime per kerkesen e saj per qeveri teknike , por nga ana tjeter ajo ka nisur vrrullshem edhe fushaten me moton ” Republika e Re ” . Ndaj cdo levizje politike ne vazhdimesi eshte vetem per nje qellim te arrihet konsesusi per qeveri teknike , me Rilindjen si pozite , me Republiken e Re si opozite dhe me LSI e PDIU si pol te trete , besoj se keto do jene edhe formatimi  llogoreve te kualicioneve parazgjedhore .

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*