Ç’fshihet pas deklaratave të tenorit Agim Hushi dhe reagimit patriotik popullor. Nga Prof. asoc. dr Koçi FOSI

Gallata me linçimin e tenorit Agim Hushi për deklaratat e tij para largimit nga Shqipëria është se:

1- Shumica e atyre që komentonin nuk e kishin dëgjuar ndonjëherë më parë as si emër dhe as e dinin se ekzistonte.

2 – Shumica dërrmuese e komentatorëve nuk kanë kurrë në jetë në një koncert simfonik, opera apo shfaqje baleti klasik.

3 – Një pjesë e mirë e komentuesve, që bënin copë Hushin që po braktiste atdheun, shkruanin nga SHBA dhe BE, ku janë rehatuar me familje e dokumenta prej kohësh dhe i kanë thënë “Addio” atdheut të dashur prej shumë kohësh.

4 – Asnjëri nga ata që mallkonte Hushin nuk ka ndjekur një shfaqje të vetme të tijën as kur ka qenë në Tiranë e aq më pak kur ky këndon nëpër botë.

5 – 56% e gjithë patriotëve shqiptarë që mban kjo tokë, që ende nuk kanë ikur, i kanë deklaruar të huajve të Gallupit se duan ta lenë mëmëdheun një herë e mirë.

6 – Gjëja më e mirë që bëri Agim Hushi është që bëri atë deklaratë dhe mori gjithë atë urrejtje e mllef mbi vete. Kështu, edhe po i hëngri dhia librat më vonë e mendon të kthehet, i kujtohet që do ta presin me gurë e nuk vjen.

Ç’i duhet një tenori të talentuar e të vlerësuar e paguar nëpër botë të vijë në një vend ku edhe po të këndojë nuk ka kush e dëgjon?

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*