Ç’i djeg Fevziut që i kthehet “ziliqarëve”? Mëkati i shtëpisë në bregdet. Nga Llesh P. Gjeta

Kishte zënë kore ky shqetësimi i Fevziut për zilinë e vulgut ndaj VIP-ave, por mbrëmë e kruajti prapë, duke transmetuar një emision të tërë për zilinë.

Më herët ky gazetar botoi një koment të gjatë në shtyp pikërisht për këtë temë: zilinë e popullit ndaj figurave të njohura. Në fakt ky shkrim erdhi pas një vale zemërimi, shpotie e talljesh në rrjetet sociale edhe kundër Blendit. Kjo për shkak të denoncimit publik që një zonjë bëri kundër babëzisë së Sandrit, Feveiut e Klanit të tyre që gllabëruan çdo hapësirë në rezidencën buzë detit, tek Mali i Robit, duke mos u lënë fqinjve as shteg për të mbërritur te shtëpia.

Ajo që shpërtheu atëhere nuk qe zili pse Fevzo është i pasur a Sandri ndërton. Por pse këta pjestarë të oligarkisë janë të padrejtë, prepotentë, shkelës ligji, e në darkë bëjnë moral, politikë dhe lavazh truri.

Pra zilia për bythët e Monika Beluçit, atij futbollistit e të tjerëve mund të duket e njejtë, por ndryshon diametralisht nga revolta ndaj zengjinëve të rinj që, vetëm pse i rrijnë ngjitur pushteteve, i mjelin fort në kurriz edhe të “ziliqarëve”

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*