Ç’i shkruan Koçi në kartolinë Edi Ramës.

I nderuar Kryeministër!

Nga zemra të uroj GËZUAR VITIN E RI! Paç çdo ditë e çdo orë të këtij viti sa më shumë gëzim, qofsh i rrethuar nga dashuria e familjes, bashkëshortes, fëmijëve, nënës e gjithëkujt që mund të të ofrojë ndjenja të bukura dhe pozitivitet.

Lus Zotin të kalosh sa më shumë kohë me birin tënd të vogël gjatë gjithë 2017-ës.

I nderuar kryeministër.

Unë nuk jam as votuesi yt e aq më pak adhuruesi yt. Ti ma shpif me thënë të drejtën, në rradhë të parë me cinizmin tënd, mungesën e theksuar të humanizmit , ligësinë dhe prepotencën çuditërisht prej provinciali, e plot të tjera që s’është vendi të t’i numëroj.

Ndaj dhe me gjithë zemër dhe sinqeritet ta bëra atë urim më lart. Unë besoj se dashuria shëron. Nëse do të jesh i rrethuar prej saj, në do marrësh shumë, uroj të japësh sadopak, e kështu ka gjasa që në vend të ligësisë në atë zemër të shndrisë qoftë edhe një grimcë njerzillëk sivjet. Për të mirën tënde, për të mirën time, të kalamajve të tu e të mi e ndoshta dhe fjithë shqiptarëve

Sinqerisht

Koçi Fosi

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*