Cili jeni Ju, zoti Donald Lu, derisa talleni me shqiptarët? Jakup B. GJOÇA

 

Ju zoti Lu dhe kryeministri Rama, jeni si dy duar e një trupi, që “lani” njëri-tjetrin dhe të dy bashkë, Ju dhe Rama “lani”  në Tiranë interesat politiko-ekonomike të Soros!

 

Zoti Donald Lu. Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë ju ka akuzuar dhe denoncuar publikisht para disa javësh, se i keni ushtruar presion që Prokuroria të mos hetojë skandalin ekonomik të kompanisë Bankers Petroleum. Ju, zoti Donald Lu deri më sot nuk e keni përgënjeshtruar, përkundrazi. Heshtni, i rënduar nga pesha e Fajit dhe mëkatit!

Zoti Donald Lu, Ju me çfarë cilësie i kërkuat Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë të mos hetojë akuza për korrupsion një kompani të huaj në Shqipëri?

-Si ambasador i SHBA-zë? Mos vallë, Kompania Bankers Petroleum është kompani  e  shtetit SHBA-së me interesa strategjike, që ju ta mbroni  nga hetimet e prokurorisë me kompetencat e përfaqësuesit të Presidentit të SHBA në Tiranë?

– Apo si misionar i Soros, i cili NDOSHTA ka interesa ekonomike me këtë kompani në Shqipëri?

E dini Ju, zoti Lu, që avokatët amerikanë zbuluan dhe hetuan edhe skandalin e madh të SIEMENS në Gjermani dhe Greqi?

E dini Ju, zoti Lu, që drejtësia Amerikane tani heton edhe Kompaninë e madhe amerikane Novartis për skandale dhe korrupsion në Greqi dhe gjektë?

Natyrisht, që i dini, sepse Drejtësia në SHBA është e pavarur nga Politika dhe SHBA  dhe ambasadorët e saj, por edhe Presidenti i SHBA kurrë nuk mund të mbrojnë asnjë korrupsion të asnjë kompanie biznesi amerikanë kudo që veprojnë nëpër botë.

Ju, zoti Lu, duhet të kishit dhënë DORËHEQJEN si ambasador I SHBA dhe përfaqësues I Presidentit të SHBA në Tiranë, derisa nuk përgënjeshtruat publikisht denoncimin ndaj jush të prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë!

Ju, zoti Donald Lu, u zotoheni shqiptarëve, se po punoni dhe lodheni ditë e natë që (edhe) në Shqipëri, jut ë bëni Reformë në Drejtësi.

Veçse, ju zoti Donald Lu, punoni në prapaskenë dhe në dritëhije, si puna e urithit, duke bërë ecejake nëpër zyrën e kryeministrit Rama!!!

Zoti Lu, kë reformë në drejtësi kërkoni nga Kryeministri Rama?

Ju, zoti Lu, a keni vajtur ndonjëherë në Surrel, qoftë edhe nga kurreshtja, që të shikoni në çfarë vile jeton kryeministri Edi Rama?

E dini, ju, zoti Lu, që vila e kryeministrit Edi Rama në Surrel u ndërtua 2 vjet, pasi Rama u zgjodh kryeministër?

E keni pyetur ndonjëherë vetveten, ju zoti Lu, ku i gjeti milionat euro kryeministri Edi Rama, që ndërtoi vilën në Surrel? Apo, edhe ju, zoti Lu, u bindët nga Rama, se atë vilë e ndërtoi gruaja e tij me bizneset e saj?

Barak Obama, pas 8 vjetësh në Presidencën e SHBA, do të jetojë në një shtëpi me qira!!! Ju, e dini, zoti Lu, që kurrë një kryeministër nuk mund të kursejë miliona euro me rrogën e detyrës!

Alfred Peza për 3 vjet, që është deputet i përzgjedhur nga Edi Rama arriti të blejë aksione bankare me vlerë 1 milionë dollarë!

Lindita Nikolla, që para 2013 banonte në një hyrje në pallat, tani, pas 4 vjetëve që është ministre e Arsimit e qeverisë së Kryeministit Rama, ka blerë  dhe jeton në një vilë shumëmilionë euro!!!

Ju, zoti Lu, a keni vilë shumëmilionëshe në SHBA, edhe pse keni vite pune më shumë, edhe pse jeni shpërblyer me rrogë më shumë se kryeministri Rama, që të bindeni se nuk ka korruptuar?

Atëhere, një kryeministër dhe një ministre që ndërtojnë vilë me lekët e korrupsionit, E KANË TË VËSHTIRË QË TË BLEJNË EDHE VOTAT NË ZGJEDHJET PARLAMENTARE?

Ju, zoti Lu, a keni blerë aksione bankare me vlerë 1 milionë , siç ka blerë deputeti socialist i Kryeministrit Rama, që ju të bindeni që as ky nuk ka kurruptuar? Atëhere, A KA VLËRË VOTA E DEPUTETIT TË KORRUPTUAR PËR REFORMËN NË DREJTËSI?

Atëhere, zoti Lu, si mundet ju, me cilësinë e ambasadorit të SHBA të kërkoi nga një kryeministër, si Edi Rama, që  ai dhe ministrat dhe deputëtët e tij haptazi korruptojnë, një reformë në Drejtësi?

Ju, zoti Lu, në nëntor 2015 denoncuar publikisht dhe SHQIP, që reformën në drejtësi e pengojnë ministrat e korruptuar (të qeverisë së kryeministrit Rama). Kryeministri Rama – e them SHQIP- nuk u PORDHI hiç juve, SEPSE deri më sot asnjë ministër i korruptuar nuk është shkarkuar!

Dhe e dini pse kryeministri Rama nuk ju dëgjoi, juve zoti Lu? Sepse, Kryeministri Rama e di, që ju, zoti Lu nuk jeni në Tiranë si përfaqësues i Presidentit të SHBA-s, por jeni një misionar i Soros dhe Edi Rama vetë është produkti politik i Soros.

Pra, zoti Lu, Ju dhe kryeministri Rama, jeni si dy duar e një trupi, që “lani” njëri-tjetrin dhe të dy bashkë, Ju dhe Rama “lani”  në Tiranë interesat politiko-ekonomike të Soros!

Ju, e dini, zoti Lu, që nëse ju do të denonconit në Tiranë me cilësinë e Ambasadorit të SHBA-s korrupsionin e ministrave, atëhere Qeveria e korruptuar do të kishte rënë brenda ditës! Sepse ju, zoti Lu u premtuatt shqiptarëve që do të publikoni me emra dhe fakte ministrat e korruptuar!

Por deri tani, ju heshtni zoti Lu! Përse nuk i denonconi ministrat e korruptuar me emra?

Mos vallë, ju zoti Lu, jeni PENG i kryeministrit Rama, që trembeni të heshtni? Apo ju urdhëroi Soros, që të heshtni? Sepse një ambasador i SHBA, kurrë nuk trembet të denoncojë me emra ministrat e korruptuar!

Zoti Lu, nëse keni kurajo qytetare, u thoni tani shqiptarëve, ose emrat e ministrave të korruptuar të qeverisë së Ramës!

Ose, kurrë një ambassador i SHBA nuk denoncon Publikisht ANONIM ministrat e një qeverie për korrupsion!!!

Ju, zoti Lu, me çfarë cilësie denoncuar ministrat e korruptuar në nëntor 2015?

-1. Si ambasador i SHBA dhe përfaqësues i Presidentit Obama?

Nëse do të përgjigjeshit “Po”, atëhere ju si ambassador i SHBA nuk do të vazhdonit të kishit partner politik  për kryerjen e reformës në drejtësi kryeministrin e korruptuar! Ju, zoti Lu, si ambassador I SHBA dhe përfaqësues i Demokracisë Amerikane, do t’I ishit drejtuar popullit shqiptar HAPTAZI, që të çohet dhe të kërkonte rrëzimin e qeverisë së korruptuar dhe pastaj, nga ajo qeveri e re, e dalë me vota nga popullit, të merrte misionin politik të bënte reformë në drejtësi.

Ju, zoti Lu, e dini mirë që një kryeministër që mban në qeveri ministrat e korruptuar KURRË NUK MUND TË BËJË REFORMË NË DREJTËSI.

Reforma në Drejtësi bëhet kur dënon SË PARI ministrin e korruptuar!

Ju, zoti Lu, edhe këto ditë po bëni Pasarelë Politike në selinë e kryeministrit Rama dhe po diskutoni për reformë zgjedhore.

Ju, zoti Lu, denoncuat në nëntor 2015, që deputetët kriminelë pengojë reformën në Drejtësi. Besoj, ju zoti Lu, me përvojën diplomatike që keni, jeni i bindur, që këta deputetë kriminelë nuk u futën në parlamentin e Shqipërisë me tank! Por këta kriminelë, që ju denonconi, i bëri deputetë  me Listat e Mbyllura në zgjedhjet parlamentare të 2013-s kryetari i PS Edi Rama, sepse fitoren elektorale e mbështeti te financimet e krimit dhe jo me programe elektorale!

Deri më sot, kryeministri Edi Rama ka mohuar që të bëjë reformë zgjedhore për të zhbërë Listat e Mbyllura, si nja faktor kryesor i kriminalizimit të parlamentit!

Atëhere, ju zoti Lu, çfarë reforme zgjedhore kërkoni të diskutoni me kryeministrin Rama, derisa ky mohontë zhbëjë atë Kod Zgjedhor që faktorizoi kriminalizimin e Parlamentit?

Ju, zoti Lu, si ambasador i SHBA keni raportuar në Departamentin e Shtetit, që në zgjedhjet e 21 qershorit 2015 vota u vodh  dhe u shitble!

Vota  në zgjedhjet në Shqipëri vidhet dhe shitet, sepse KQZ dhe Administrata Zgjedhore është tërësisht e partizuar dhe votat i numërojnë militantët partiakë. Ju, zoti Lu, e dini që 95 % e numëruesve të votave dhe komisionerë socialistë në zgjedhjet e 2013-2015 janë emëruar nëpunës në Administratën Publike të qeverisë së Ramës, si shpërblim për kontributin që i dhanë Partisë në fushatën zgjedhore.

Zoti Lu, ju derisa nuk kërkoni DEPOLITIZIMIN e KQZ, mund të pretendoni nga Kryeministri Rama reformë zgjedhore?

Zoti Lu?

Cili jeni Ju, që bëni përditë pasarelë politike në selinë e kryeministrit Edi Rama?

Që ju, zoti Lu, paradite të takoheni me kryeministrin Edi Rama dhe në mesditë të denonconi publikisht për ministra të korruptuar dhe deputetë kriminelë të qeverisë së kryeministrit Rama, dëshmon, që ju talleni me shqiptarët!

Zoti Lu!

Të paktën, të mos i tallni  dhe mos i trajtoni Lolo, kaq shumë shqiptarët, duke u thënë, duke u ushqyer shpresa se përpiqeni për të mirën e tyre, DERISA KENI PARTNERË POLITIKË KRYEMINISTRIN QË KA MINISTRA TË KORRUPTUAR DHE FAKTORIZOI KRIMIN NË PARLAMENT!

Zoti Lu!

Tregohuni një herë të sinqertë me shqiptarët!

Braktisni pasarelat Politike të prapaskenave me kryeministrin Rama!

U thoni shqiptarëve SHQIP:

-Me qeveri të korruptuar, me parlament të kriminalizuar NUK KA REFORMË NË DREJTËSI!

– Me qeveri të korruptuar, me parlament të kriminalizuar NUK KA REFORMË ZGJEDHORE!

 

 

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

  1. Pershendetje z.Gjoca, me pelqeu shume shkrim i juaj sepse thua nje realitet te hidhur qe eshte veshtire te ndryshoje, vetem n.q.se behet nje revolucion mbare popullor atehere dicka do te kete.

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*